Zhvillimet e fundit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit filluan të shfaqin pasojat e para edhe në ekonominë botërore.
Çmimi i arit ka arritur në nivelin më të lartë që prej vitit 2013, ndërsa tensionet në rritje në Lindje të Mesme rritën kërkesën për investime në asete të sigurta, përcjell Telegrafi.
Aktualisht ari po këmbehet me gati 1,600 dollarë për ons (1 ons = 28 gramë) pasi Teherani tha se nuk do njohë më kufij në pasurimin e tij të uraniumit pas vrasjes së gjeneral Qasem Soleimani. Nga ana tjetër edhe presidenti Donald Trump u shpreh i gatshëm të godasë Iranin “në mënyrë të fuqishme” nëse autoritetet iraniane hakmerren ndaj ndonjë prej objektivave amerikane.
Niveli prej 1,600 dollarësh ishte diskutuar shumë edhe gjatë vitit të kaluar, kur rritja e vlerës së arit pati tendenca shumë pozitive pas konflikteve tregtare të SHBA-ve me Kinën, por me sa duket rekordi po arrihet vetëm pas zhvillimeve të fundit.
Banka investive Goldman Sachs bën me dije se sipas gjasave vlera do të vazhdojë të rritet edhe më, madje edhe më tepër se sa ajo e naftës.
Çmimi i ari u rrit me 2.3 për qind në vlerën e 1,588.13 dollarëve, niveli më i lartë që nga prilli 2013 kur ai tregtohej me 1,576.67 dollarë. Megjithatë gjigantët e bursës theksojnë se, nëse konfliktet vazhdojnë me përshkallëzime, çmimi shumë shpejt do të arrijë 1,600 dollarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe