LAJMI I FUNDIT:

Trump: Nëse Irani sulmon ndonjë amerikan, ne pa hezitim do t’i dërgojmë armët më të bukura e të sofistikuara drejt tyre

Trump: Nëse Irani sulmon ndonjë amerikan, ne pa hezitim do t’i dërgojmë armët më të bukura e të sofistikuara drejt tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas vrasjes së Qasem Soleimani nga një dron më 3 janar teksa po udhëtonte në Irak, ka paralajmëruar se nëse Irani sulmon ndonjë amerikan, atëherë SHBA do t’i kundërpërgjigjet pa hezitim hakmarrjes.

Sipas Trumpit, SHBA-ja deri më tani ka shpenzuar dy trilionë dollarë në ndërtimin e armëve.


“Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shpenzuar dy trilionë dollarë në pajisje ushtarake. Deri më tani ne jemi më të mëdhenjtë dhe më të MIRËT në botë! Nëse Irani sulmon ndonjë bazë amerikane, apo ndonjë amerikan, ne do t’i dërgojmë disa nga pajisjet më të bukura dhe të reja drejt tyre… pa ndonjë hezitim”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, ai thotë se Uashingtoni ka identifikuar “52 pozicione iraniane” që do të sulmojë “shumë shpejt dhe shumë fuqishëm”.

“Irani po flet me shumë guxim për sulmet ndaj disa aseteve të SHBA-së në shenjë hakmarrjeje për shkak se ne vramë liderin e tyre të terrorizmit, i cili sapo kishte vrarë një amerikan dhe plagosi disa të tjerë, për të mos përmendur edhe njerëzit e tjerë që ai kishte vrarë gjatë jetës së tij, përfshirë edhe kohëve të fundit qindra protestues iranianë”, shkroi ai.

Trump: Nëse Teherani na sulmon, ne do të godasim 52 pozicione iraniane
Lexo po ashtu Trump: Nëse Teherani na sulmon, ne do të godasim 52 pozicione iraniane

Forcat Quds që udhëhiqte Soleimani, nga SHBA-ja konsiderohen organizatë e huaj terroriste.

Uashingtoni e fajëson Iranin se ka orkestruar sulmet ndaj SHBA-së, përfshirë edhe sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad më 31 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori