LAJMI I FUNDIT:

Juve nuk heq dorë nga Icardi

Juve nuk heq dorë nga Icardi
Mauro Icardi (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Juventusi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, të cilin planifikon ta transferojë në fund të sezonit.

26-vjeçari këtë sezon është duke luajtur te në Ligue 1 te Paris Saint-Germaini, ku është i huazuar nga rivali i Bianconerëve, Inter.


Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, u përpoq ta transferonte në verën e kaluar, mirëpo ai zgjodhi të shkonte në Francë.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

PSG ka marrëveshje që ia mundëson të nënshkruajë me Icardin në fund të sezonit, megjithatë ekziston një klauzolë në kontratë që ia lejon lojtarit ta zgjedhë klubin ku dëshiron të luajë.

Gjatë afatit kalimtar të verës, gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, e kishte bërë të qartë dëshirën që sulmuesi të shkonte te Juve, sido qoftë pritet të shihen zhvillimet në fund të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori