LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi i Korenicës në vitin 2019, djaloshi i artë nga Rahoveci që synon të luaj në futbollin evropian

Shkëlqimi i Korenicës në vitin 2019, djaloshi i artë nga Rahoveci që synon të luaj në futbollin evropian

Meriton Korenica padyshim se është njëri nga lojtarët më të talentuar në Superligën e Kosovës dhe ylli i madh i klubit më të trofeshëm, Prishtinës.

Djaloshi nga Rahoveci e mbajti gjallë ëndrrën për titull të Prishtinës deri në ndeshjen e fundit në sezonin e kaluar me 11 golat e tij dhe asistimet e shumta, ndërsa po del të jetë lojtar i rëndësishëm edhe në gjysmën e parë të sezonit aktual.


Redaksia e sportit në portalin më të madh në vend, Telegrafi.com ka vendosur që ta shpërblejë Korenicën me çmimin si sulmuesi i vitit 2019.

Korenica në një intervistë për Telegrafin ka folur për formën e tij në vitin 2019 si dhe të ardhmen që e sheh në Evropë.

“Faleminderit shumë për vlerësimin që ma keni bërë si redaksi e sportit, pasi për mua do të thotë shumë të zgjidhem sulmuesi i vitit nga një medium. Ky çmim më jep vullnet që të vazhdoj edhe më shumë të punoj për tu rritur si futbollist”, tha Korenica.

Ai foli edhe për vitin e tij të mrekullueshëm, ku shënoi 14 gola dhe bëri shumë asistime.

“Sa i përket aspektit personal ka qenë një vit shumë i mirë, pasi kam shënuar thuajse rregullisht dhe kam asistuar. Por më shumë vlerë golat e asistimet do të kishin sikur të fitonim edhe ndonjë trofe”, vazhdoi tutje Korenica.

22-vjeçari thotë se synimi i skuadrës së tij këtë edicion është që t’i fitojë dy trofetë, kampionatin dhe Kupën.

“Prishtina nuk e ka fituar titullin që gjashtë vite dhe kjo është shumë. Synimi kryesor është që ta rikthejmë titullin e kampionit në kryeqytet dhe ta fitojmë Kupën e Kosovës. Nuk do të jetë fare lehtë pasi ka shumë skuadra të forta në garë, por ne shpresojmë që në fund t’ia dalim për t’i fituar trofetë”, deklaroi Korenica.

Rahoveciani ka qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës deri në U21, por çuditërisht nuk është ftuar nga ekipi i parë për ndeshjen miqësore ndaj Suedisë.

“Kam pritur ftesë pasi kam qenë në formë të mirë, por nuk jam ftuar dhe nuk kam se çfarë të bëjë. Mua më mbetet të punoj edhe më shumë dhe është selektori ai që vendos kush ftohet dhe kush jo. Megjithatë dua që një dit të luaj për Kombëtaren A”, tha Korenica.

Ëndrra e djaloshit është që të dalë në ndonjë kampionat evropian, edhe pse interesimet nga skuadra të ndryshme nuk kanë munguar.

“Ka pasur interesime që disa kohë nga skuadra të ndryshme nga Evropa, por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete”.

“Momentalisht jam nën kontratë me Prishtinën, por mund të ndodh që ose në janar ose në Evropë largohem drejt Evropës”.

“Viti 2020 është viti ideal për tu transferuar në ndonjë kampionat evropian”, përfundoi rahoveciani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Ndërkombëtare
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
Truproja e Messit shndërrohet në Usain Bolt me vrapimin e tij marramendës për ta mbrojtur argjentinasin

Truproja e Messit shndërrohet në Usain Bolt me vrapimin e tij marramendës për ta mbrojtur argjentinasin

Ndërkombëtare
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga
Kalo në kategori