Viti 2019, ishte shpallur si “viti i ekonomisë” në Kosovë nga Qeveria tashmë në largim, por përkundër rritjes prej pak më shumë se 4 për qind, sipas përfaqësuesve të biznesit, në planin ekonomik nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i madh pozitiv.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Albert Spahiu, ka thënë se deri në fund të vitit ka shumë pak rezultate sidomos në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Ai tregon se norma e rritjes nuk është e mjaftueshme për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.
“Ka filluar mirë së paku në aspektin deklarativ duke e shpallur vitin 2019 si vit i zhvillimit ekonomik me një dialog më të theksuar me asociacionet e biznesit, por edhe me vizitat në kompanitë private. Ishte një sinjal mjaftë pozitiv për zhvillimet që mund të na prisnin për gjatë të tërë vitin 2019. Fatkeqësisht zhvillimet politike në pjesën e dytë të vitin 2019, realisht e dëshmuan të kundërtën, në fund të vitit jemi më shumë pak rezultate sidomos në tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, tha Zeka.
Zeka thotë se Kosova ka potenciale të mëdha për tërheqjen investimeve të e huaja, sipas tij, këto potenciale nuk po arrihen të promovohen para investitorëve ashtu siç duhet.
“Norma e rritjes e prezantuar nga Banka Qendrore e Kosovës është vlerë reale, prezanton kapacitet e ekonomisë sonë, në vend të parë të sektorit privat si gjenerues i zhvillimit ekonomik. Fatkeqësisht nuk është e mjaftueshme as për të krijuar vende të reja të punës, as për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe e as për të përmirësuar rrjedhimisht edhe mirëqenien e qytetarëve. Fatmirësisht, Kosova ka potenciale të mëdha, të cilat mund të tërheqin investimet e huaja direkte, por fatkeqësisht këto potenciale nuk po arrijmë t’i promovojmë para investitorëve ashtu siç duhet, ose shpesh mbesin në hije për shkak të problemeve siç është sundimi i dobët i ligjit, zbatueshmëria e dobët e kontratave dhe perceptimi i lartë për korrupsionin”, u shpreh ai.
Ai në këtë intervistë, rënien e Kosovës në raportin “Doing Business 2019″ e sheh si moszbatim i thirrjeve të përfaqësuesve të biznesit për reforma.
“Kosova pavarësisht që nuk ka pasur zhvillime negative në aspektin e të bërit biznes, së paku nuk ka arritur ta mbajë trendin e reformave të cilat janë iniciuar nga viti 2013, ku katër apo pesë vitet e fundit na kanë mundësuar që ta kemi një renditje mjaftë të mirë. Në dy vitet e fundit, pozita jonë është përkeqësuar për 17 vende, nga veni i 40-të në vendin e 57-të. Ajo se çfarë është për keqardhje është se nuk janë marr parasysh thirrjet e Odës Ekonomike Amerikane e as asociacioneve të tjera të biznesit dhe një sërë qëndrimesh që kemi pasur gjatë vitit 2019 edhe paraprakisht”, shton Zeka.
Në këtë intervistë, Zeka ka folur edhe për vështirësitë e të bërit biznes dhe cilat duhet të janë objektivat e Qeverisë së ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje