LAJMI I FUNDIT:

Luis Alberto: Sekreti i shkëlqimit tim është Inzaghi, dua të jem në Euro 2020 me Spanjën

Luis Alberto: Sekreti i shkëlqimit tim është Inzaghi, dua të jem në Euro 2020 me Spanjën
Luis Alberto (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Ylli i Lazios, Luis Alberto, po shijon rolin e tij të ri nën urdhrat e Simone Inzaghit, të ciline ka lavdëruar shumë, ndërsa shtoi se dëshiron të shkoj në Euro 2020 me Spanjën.

Biancocelestët së fundmi mposhtën Juventusin dy herë në hapësirën e dy javëve, një herë në ligë dhe fitoren e fundit në Superkupën e Italisë, dhe aktualisht renditen të tretit në Serie A.

Mesfushori spanjoll është njëri nga lojtarët kryesore, ndërsa dha një intervistë për gazetën Marca në të cilën ai preku shpresat e tij për të ardhmen dhe rolin e tij aktual në Lazio.


“Jemi në një moment shumë të mirë, duam të vazhdojmë kështu që të qëndrojmë në majë të tabelës”, ka thënë fillimisht Alberto.

“Është ende shumë herët të flasim për Scudetto, ne shkojmë hap pas hapi. Të flasim për ligën tani na tërheq vetëm vëmendjen”.

“Të jesh në luftë për titull do të ishte një ëndërr”.

Alberto po kalon në formë të lartë (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Luis Alberto po kalon një sezon të mrekullueshëm, me 12 asistime tashmë në Serie A, dhe shpjegon se trajneri Simone Inzaghi donte më shumë prej tij.

“Ai më ka dhënë më shumë liri dhe hapësirë ​​këtë sezon, ai dëshiron që unë të jem më shumë protagonist dhe tani për tani jam duke bërë mirë dhe kështu është edhe ekipi”.

“Është vetëm këtë vit që unë jam duke luajtur në një nivel shumë të lartë, ndihem shumë mirë dhe jam duke marrë më shumë përgjegjësi”.

Alberto e ka lavdëruar trajnerin e tij, Simone Inzaghi (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Sekreti i bërjes së asistimeve është shumë orë stërvitje dhe ndjenja që keni me bashkëlojtarët tuaj. Koka luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në mbajtjen e nervave tuaj të qëndrueshëm dhe të qenit në gjendje të shihni qartë se ku duhet ta vendosni topin në një lojë”.

“Shpresoj të vazhdoj kështu. Do të dëshiroja të shkoj në Kampionatin Evropian me Spanjën, por nuk më takon mua”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Premier League
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Kalo në kategori