LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Alena transferohet te Real Betisi

Zyrtare: Alena transferohet te Real Betisi
Carles Alena (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Real Betisi ka njoftuar se arritur ta huazojë Carles Alenan nga Barcelona.

Skuadra spanjolle i mori shërbimet e mesfushorit deri në fund të këtij sezoni nga rivali i La Liga-së.


Alena debutoi në skuadrën e parë te Blaugranasëve në vitin 2016, duke u cilësuar si njëri ndër talentët më të mëdhenj spanjoll.

Por, në dy sezonet e fundit, mesfushorin nuk ka arritur ta dëshmojë vetën dhe Ernesto Valverde po e lejon largimin e tij.

Kështu, Betisi përfitoi nga kjo situatë dhe mori kartonin e lojtarit në formë huazimi, por pa të drejtë blerje. /Telegrafi/