Top dhjetë sportistët më të paguar të dekadës – fillon me Mayweather, mbaron me Hamilton
Floy Mayweather e ka jetuar nofkën ‘Money’ (Paraja) pasi ishte zbuluar se ai është sportisti më i paguar edhe pse për gjysmën e dekadës ishte jo-aktiv në boks.
Në këto dhjetë vite që lamë pas, sportistë të ndryshëm kanë përfituar shuma të majme nga të drejtat televizive nga sponsorët.
Mayweather kishte një start të mirë të këtyre dhjetë viteve të fundit, pasi ishte përballur me Shane Mosleyn, Miguel Cotton, Cancelo Alvarez, Marcos Maidana dhe Manny Pacquiao në vitet e para nga 2010, por më pas ngadalësoi.
Ai u pensionua, pasi mposhti Andre Berton në shtator të vitit 2015, por u rikthye në aksion në 2017 që të përballet me Conor McGregorin nga UFC duke e përmirësuar rekordin e tij në 50 fitore, pas asnjë humbje.
Përballja me irlandezin la shumë për të dëshiruar, mirëpo të ardhurat e tij kishin prekur majat.
Lionel Messi mund të paguhet më shumë se Cristiano Ronaldo nga ana e klubeve, por portugezi është shumë përpara argjentinasit nga të drejtat televizive dhe nga ato të marketingut, derisa është edhe personi më i ndjekur në botë, transmeton Telegrafi.
Sipas raportimeve në media, LeBron James në 10 vitet e fundit ka fituar shuma të majme në NBA, derisa ka rivalizuar edhe Ronaldon për të ardhurat nga marketingu.
Roger Federer renditet afër tyre, duke fituar shuma të majme, sidomos nga kontrata dhjetëvjeçare me Uniqlo me një vlerë prej 300 milionë dollarëve, e që ajo do të jetë aktive deri në vitin 2028.
Forbes ka publikuar listën e dhjetë sportistëve më të paguar të kësaj dekade:
1) Floyd Mayweather – $915 milionë dollarë
2) Cristiano Ronaldo – $800 milionë dollarë
3) Lionel Messi – $750 milionë dollarë
4) LeBron James – $680 milionë dollarë
5) Roger Federer – $640 milionë dollarë
6) Tiger Woods – $615 milionë dollarë
7) Phil Mickelson – $480 milionë dollarë
8) Manny Pacquiao – $435 milionë dollarë
9) Kevin Durant – $425 milionë dollarë
10) Lewis Hamilton – $400 milionë dollarë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit