LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo zgjedh mes të luajturit në ligë dhe Ligën e Kampionëve

Ronaldo zgjedh mes të luajturit në ligë dhe Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo ka folur rreth shumë gjërave që e rrethojnë në futboll, por në veçanti është ndalur tek vështirësia e të luajturit në gara të ndryshme.

Ylli portugez njihet për shkëlqimin e tij në tri liga të ndryshme si Liga Premier, La Liga dhe Serie A, ndërsa ka shkëlqyer edhe në Ligën e Kampionëve.


Pikërisht për këtë, mediat e kanë pyetur Ronaldon se cilat janë ndryshimet midis luajtjes në ligë dhe në garën më të madhe ekipore.

Ronaldo humb një finale të kupës për herë të parë që nga viti 2013
Lexo po ashtu Ronaldo humb një finale të kupës për herë të parë që nga viti 2013

“Është komplet ndryshe, madje edhe mendërisht”, ka thënë fillimisht Ronaldo për mediumit DAZN.

“Liga e Kampionëve është gara më e mirë në botë, përveç Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian. Me pëlqen”.

Jorge Mendes: Ronaldo është më i miri në histori të futbollit dhe këtë e dini
Lexo po ashtu Jorge Mendes: Ronaldo është më i miri në histori të futbollit dhe këtë e dini

“Më pëlqejnë të dy, por Liga e Kampionëve është e veçantë”, përfundoi ylli portugez.

Ndryshe, Ronaldo njihet si lojtari me më shumë Liga të Kampionëve, pasi ka fituar pesë sosh, një me Manchester Unitedin dhe katër me Real Madridin. /Telegrafi/