Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie ka dhënë ofertën e LDK-së për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, por sipas tij, nëse LVV nuk është e gatshme për këtë atëherë LDK do të shkojë në opozitë.
Mustafa ka sqaruar se oferta e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), për koalicion ka të bëjë me atë që pasi të zgjidhet presidenti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partia e Mustafës t’ia jap një ministri VV-së.
“Atëherë ata do të kishin 6 ministri, ndërsa LDK-ja 4, ku 10 pozita në qeveri do t’iu takonin atyre, ndërsa 7 neve”, ka thënë ai, duke shtuar se institucionet duhet të formohen sa më parë.
Ai ka thënë se janë të interesuar t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje dhe se LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcinoalisht me 5 ministri për LDK-në e 5 për LVV-në.
Sipas tij, kryeministri dhe një zv/ministër t’i takojë LVV-së, ndërsa zv.kryeministri i parë dhe kryeparlamentari t’i takojë LDK-së.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se LDK-ja duhej të propozojë kandidatin për president dhe të merret zotimi se ai do të pranohej nga LVV.
Sipas Mustafës, pas zgjedhjes së presidentit, që do të përkrahej edhe nga LVV-ja, Vetëvendosje do ta merrte edhe një ministri më shumë, kështu i bie 6 me 4.
“Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues. Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit. Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë”, u shpreh Mustafa.
Kreu i LDK-së tha se nëse LVV-ja s’është gati për këtë marrëveshje, atëherë LDK-ja është e gatshme të shkojë edhe në opozitë.
“Nëse Vetëvendosje s’është gati për këtë marrëveshje, atëherë, unë deklaroj sot se LDK-ja është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi dhe të shkojë në opozitë”, tha ai.
Por, kreu i LDK-së se partia që ai drejton do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Tre persona kanë tentuar të vjedhin materialin zgjedhor në Çair
Pas 25 vitesh zbardhet vrasja e prostitutës rumune, prokuroria belge arreston tutorin 51-vjeçar shqiptar
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'