LAJMI I FUNDIT:

Ky është Raul si trajner: Uniform, rregulla, disiplinë dhe punë e palodhur

Ky është Raul si trajner: Uniform, rregulla, disiplinë dhe punë e palodhur

Pushimi i Krishtlindjeve shënon fundin e pesë muajve të parë të Raul Gonzalezit në krye të Real Madridit.

Ish-sulmuesi i Los Blancos tashmë ka marrë mesazhin e tij të përgjegjësisë, përulësisë, respektit dhe sakrificës për lojtarët e tij të rinj, edhe nëse rezultatet nuk kanë qenë më të mirat.


Castilla aktualisht është në vendin e 12-të në Grupin 1 të Segunda Division B – niveli i tretë i Spanjës – me pesë fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje nga 17 ndeshjet e tyre e para.

Valdano: Rauli mund të jetë Guardiola ose Simeone i Real Madridit
Lexo po ashtu Valdano: Rauli mund të jetë Guardiola ose Simeone i Real Madridit

Ndeshja e tyre e fundit e vitit 2019, kundër Celta Vigo B u shty për shkak të motit të stuhishëm në Galicia.

Rauli po drejton Real Castilla në sezonin 2019/2020

Raul nuk i pëlqen të ketë egërsi të mëdha në skuadrën e tij dhe ka vendosur një ton të mos tolerancës sa i përket disiplinës.

Lojtarëve u kërkohet të vijnë me veshjen e klubit në ndeshje, ndërsa ata duhet të jenë në Valdebebas një orë e një çerek para se të fillojë stërvitja.

Punë dhe më shumë punë

Një tjetër tipar i Raulit si trajner është që t’i bëjë lojtarët e tij të bëjnë sesione stërvitore të dyfishta.

Për shkak se ai është duke punuar me të rinj, spanjolli është siguruar që metodat e tij nuk i shtyjnë ata përtej atyre që janë në gjendje të bëjnë.

Raul konfirmohet si trajner i Real Madrid Castilla
Lexo po ashtu Raul konfirmohet si trajner i Real Madrid Castilla

Mohimi i dokumentarit

Ashtu si kohën e tij si lojtar, Raul nuk i pëlqen të përqendrohet panevojshëm në gjithçka që bën.

Sezonin e kaluar, ai nuk pranoi të marrë pjesë në një dokumentar që do të pasonte lëvizjet e tij të përditshme.

Ndërsa ishte në stërvitje me skuadrën e kadetëve B të Real Madridit, Raul dhe Xabi Alonso u zgjodhën të jenë në qendër të një dokumentari, por i pari nuk dëshironte të merrte pjesë, kështu që projekti nuk u miratua.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori