LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Përdorimi i drogës nga fëmijët është shqetësues, rënie rapide e moshës së përdoruesve

Avokati i Popullit: Përdorimi i drogës nga fëmijët është shqetësues, rënie rapide e moshës së përdoruesve

Avokati i Popullit në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore, ka publikuar raportin me rekomandime ex-officio, lidhur me përdorimin e substancave narkotike nga fëmijët, ku ka vlerësuar si shqetësues faktin e rënies së moshës së përdoruesve, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e moshës 10 vjeçare.

Në njoftimin e Avokatit të Popullit thuhet se ekziston mungesë e ekspertizës, tek punonjësit e Qendrave për Punë Sociale për t’u marrë me rastet e fëmijëve që përdorin substanca narkotike, në kuadër të mandatit të tyre ligjor.

“Avokati i Popullit, pas rishikimit të legjislacionit përkatës, të instrumenteve ndërkombëtare,  informatave të mara nga institucionet e ndryshme dhe OJQ-ve dhe të dhënave që i ka, vlerëson se përdorimi i drogës nga fëmijët është shqetësuese, shto faktin e rënies rapide të moshës së përdoruesve, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e moshës 10 vjeçare. Po ashtu, në këtë raport Avokati i Popullit konstaton se ekziston mungesë e qendrave të specializuara për trajtimin e të rinjve përdorues të substancave narkotike dhe mungesë të programeve përkatëse vetëdijësuese dhe parandaluese si dhe mungesë e shërbimeve dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike si për nga shtrirja gjeografike ashtu edhe për nga cilësia. Tutje, Avokati i Popullit konstaton se ekziston mungesë e ekspertizës, tek punonjësit e Qendrave për Punë Sociale për t’u marrë me rastet e fëmijëve që përdorin substanca t narkotike, në kuadër të mandatit të tyre ligjor. Gjithashtu, ky raport jep rekomandime specifike dhe konkrete lidhur me veprimet që duhet t’i ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, në drejtim të përmirësimit të gjendjes aktuale”, thuhet në komunikatë.


Ky raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse dhe është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori