Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton sot gjuhëtarin dhe albanologun Selman Riza.
Selman Riza u lind më 25 dhjetor 1909, në Gjakovë. Më pas frekuentoi shkollën “Naim Frashëri” të Tiranës dhe Liceun Kombëtar të Korçës. Në vitin 1932, fiton një bursë për të ndjekur studimet në Universitetin e Tuluzës në Francë ku brenda tre vjetësh kreu dy fakultete. Gjatë viteve 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Franceze dhe Fakultetin e Drejtësisë.
Me 28 nëntor 1939, në demonstratën madhështore të organizuar në Korçë, në Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë, Selman Riza u arrestua e u burgos prej policisë fashiste sepse ishte kundër pushtimit Italian.
Në korrik të vitit 1942 kthehet në Kosovë ku me anë të veprimtarisë së tij politike synonte që përmes Lëvizjes Antifashiste, të cilën e kryesonte, të bëhej bashkimi i Kosovës dhe bashkimi i trojeve shqiptare në Maqedoni, me Shqipërinë.
Vetëm disa ditë pas kthimit në Shqipëri, arrestohet e burgoset në Tiranë. Me kërkesën e Jugosllavisë, tre muaj pas qëndrimit në burgun e Tiranës, Selman Riza transferohet në burgun e Prishtinës, për t’u dënuar e gjykuar si “anti-jugosllav”.
Pasi kthehet për herë të fundit në Shqipëri nën diktaturën komuniste, e largojnë nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, si “mbeturinë borgjeze” dhe e çojnë si ciceron në Muzeun e Beratit, më tej në bibliotekën e qytetit dhe në 1970 e nxjerrin në pension të parakohshëm.
Disa nga veprat e tij janë: “Tri monografina albanologjike” (Tiranë,1 944), “Fillimet e gjuhësisë shqiptare” (Prishtinë, 1952), “Gramatika e serbo-kroatishtes” (Prishtinë, 1952), “Pronorët e shqipes” (Tiranë, 1958), “Pesë autorët më të vjetër të shqipes” (Tiranë, 1960), “Emrat në shqipen” (Tiranë, 1964) etj.
I kaloi vitet e fundit në Tiranë, nën mbikëqyrjen e Sigurimit ku ndërroi jetë më 16 dhjetor 1988. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje