LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

Donald Trump paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe presidenti kinez, Xi Jinping, do të zhvillojnë një ceremoni të nënshkrimit të fazës së parë të marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë.

Përfaqësuesi i Tregtisë së Shteteve të Bashkuar, Robert Lighthizer, tha më 13 dhjetor, se të dyja vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen, në javën e parë të muajit janar.


“Ne do të kemi një ceremoni të nënshkrimit. Ne duam që kjo të ndodhë shpejt”, deklaroi Trump.

Pekini nuk i ka konfirmuar ende pjesët e marrëveshjes që u bën publike nga SHBA-ja.

Trump i vendos Kinës kushtin 'e çmendur' për arritjen e marrëveshjes tregtare
Lexo po ashtu Trump i vendos Kinës kushtin 'e çmendur' për arritjen e marrëveshjes tregtare

Një zëdhënës i ministrisë së Tregtisë së Kinës ka thënë se detajet do të bëhen publike pas nënshkrimit zyrtar.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një konflikt tregtar për më shumë se një vit, duke goditur njëra-tjetrën me tarifa të mallrave në vlerë qindra miliarda dollarë.

Më 13 dhjetor të dyja vendet u pajtuam për zbatimin e një faze të parë të marrëveshjes tregtare. Ato pezulluan tarifat ndaj njëra tjetrës në vlerë prej miliarda dollarësh.

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje tregtare, Trump: Taksa prej 25 për qind mbetet - por është një marrëveshje e mirë për të gjithë
Lexo po ashtu SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje tregtare, Trump: Taksa prej 25 për qind mbetet - por është një marrëveshje e mirë për të gjithë

Zyrtarët amerikanë thanë se nëse Kina nuk e zbaton ndonjë pjesë të marrëveshjes, administrata amerikane ka mundësinë të ri-zbatojë tarifat.

Në anën tjetër, zyrtarët kinezë thanë se, “marrëveshja do të sigurojë mbrojtje më të madhe për kompanitë e huaja në Kinë, si dhe për kompanitë kineze në SHBA”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori