Marinika Tepiq, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë “SSP”, ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, duke shtruar pyetjen nëse në këtë mënyrë ka keqpërdorur pozitën zyrtare, shkruan Beta.
“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “çnjohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh, dhe nëse në emër të Sllobodan Teshiqit, Daçiq kishte marrë më shumë se gjysmë milioni euro para të thata? Dhe nëse në situata të caktuara kur janë marrë paratë, ka qenë dëshmitar shefi i kabinetit të Daçiqit, Nikolla Nedelkoviq”, ka deklaruar Tepiq gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.
Ajo shtoi se i tërë operacioni për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ka qenë e përcjellë me mbledhje të fondeve nga biznesmenë dhe tregtarë armësh, dhe që policia dhe prokuroria duhet hetuar pronën e Nikolla Nedelkoviqit, që është shef kabineti në ministrinë e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë dhe personave tjerë të lidhur me të.
Tepiq ka thënë se për këtë duhet të jetë i njoftuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe të përgjigjet në pyetjet e saj. Ajo shtoi se shpreson që Daçiqi do të mendohet mirë para se të tentojë të demantojë, kur edhe më herët ka provuar ta bëjë një gjë të tillë.
Kujtojmë se Daçiqi dhe Qeveria e Serbisë në vazhdimësi kanë lobuar kundër pranimit të Kosovës në Interpol, UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Çnjohjet që i ka prezantuar Qeveria serbe janë mohuar në vazhdimësi nga institucionet e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia në hyrje të Strugës, bomba të kurdisura ekologjike
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Mungesa e pasaportave të reja: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City