Udhëheqësi i Departamentit për Shëndetin Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashkë Buzhala dhe anëtari i kryesisë së Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Islam Krasniqi, në emisionin “Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi kanë folur për sëmundjet profesionale dhe ekzistencën e një liste të tillë në nivel vendi.
Buzhala lidhur me ekzistencën e listës së sëmundjeve profesionale ka thënë se deri më tani kjo listë nuk ka ekzistuar.
“Këshilli Kombëtar për Shëndet dhe Siguri në Punë ka kërkuar që të hartohet lista për sëmundjet profesionale. Bazuar në këtë dhe në Ligjin për Siguri në Punë, ministri Uran Ismaili ka marr vendim që të krijohet grupi punues për hartimin e kësaj liste. Kjo listë më herët nuk ka ekzistuar. Ne deri më tani, deri diku e kemi finalizuar këtë listë, e kemi nxjerr draftin e fundit në muajin qershor”, tha Buzhala gjatë intervistës.
Ai tregon se drafti i listës së sëmundjeve profesionale është finalizuar, por se pritet miratimi i saj.
“Ne deri më tani, deri diku e kemi finalizuar këtë listë, e kemi nxjerr draftin e fundit në muajin qershor. Së pari ishte dilema miratimi i listës, për shkak shikimi i kësaj liste. Është diskutuar se kush duhet ta aprovojë, kryeministri apo ministri i Shëndetësisë, por që është kaluar kjo dilemë, ku ne kemi propozuar që të miratohet nga Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi ai.
Në anën tjetër, anëtari i kryesisë së Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Islam Krasniqi tha se nuk është problem ekzistimi i listës, por kostos së trajtimit të saj.
“Është një mangësi që nuk kemi listë zyrtare, por nuk është kiamet. Neve si profesionistë shëndetësor nuk na pengon se a kemi listë zyrtare për sa i përket sëmundjeve profesionale. Por, neve na pengojnë problemet, sepse çdo sëmundje që rrjedh nga një profesion te një i punësuar e ka fituar sëmundjen nga puna, atëherë ajo kalon në sëmundje kronike, ngase punëmarrësi është i lidhur për vendin e punës. Problemi te ne nuk qëndron te një listë, por qëndron te një kosto që na shkakton neve dhe angazhimi i madh profesional te ata pacientë që fitojnë sëmundje kronike te vendi i punës”, tha Krasniqi.
Gjithashtu, ata në emision kanë folur edhe për miratimin e kësaj liste zyrtare, rëndësinë e saj por edhe çfarë duhet bërë pasi që ajo të miratohet zyrtarisht.
Sipas Ligjit të Punës, punëdhënësi është i obliguar ta informojë punëtorin me shkrim para angazhimit të tij, për rreziqet në punë dhe për masat mbrojtëse të cilat obligohet t’i marrë.
Po ashtu, punëdhënësi sipas Ligjit për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë, ka përgjegjësi që t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për siguri dhe shëndet në punë, duke përfshirë edhe masat parandaluese kundër rreziqeve profesionale. Në anën tjetër, i punësuari është i detyruar ta informojë Inspektoratin e Punës në rast të ndonjë aksidenti me pasojë në lëndimin apo vdekjen e të punësuarit.
Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës janë definuar edhe dënimet për të gjitha shkeljet të cilat rezultojnë me lëndime apo vdekje në vendin e punës. Sipas nenit 367 të këtij Kodi, kushdo që dëmton ose heq pajisjet mbrojtëse duke rrezikuar jetën e punëtorëve dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet, ndërsa nëse pajisjet mbrojtëse nuk janë vendosur fare ose nuk janë mirëmbajtur, personat përgjegjës dënohen prej 6 muaj deri në 5 vjet burgim.
Në rastet e lëndimeve më të rënda, personi përgjegjës mund të dënohet me 1 deri në 10 vite burgim, ndërsa nëse rasti pason në vdekjen e një apo më shumë personave përgjegjësi mund të dënohet prej 1 deri në 12 vjet burgim. /Telegrafi/
Ky artikull është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it dhe AGK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje