Disbalansi mes numrit të votuesve në gjashtë njësitë zgjedhore mbetet problem edhe në këto zgjedhje, madje duke marrë përmasa edhe më alarmante. Sipas një analize të bërë nga eksperti i proceseve zgjedhore, Robert Nesimi, katër nga gjashtë njësitë zgjedhore janë jashtë kufijve të nivelit të lejuar me ligj.
Duke marrë për bazë numrin e votuesve në zgjedhjet presidenciale Nesimi ka konstatuar se njësitë 3 dhe 4 kanë më pak votues se minimumi ligjor, ndërsa njësitë 2 dhe 6 më tepër se maksimumi. Njësia e tretë zgjedhore ka 7.4% më pak votues sesa mesatarja e gjashtë njësive, ndërsa njësia e katërt – 6.2%. E kundërta ndodh në njësinë e dytë zgjedhore e cila ka 5.6% më shumë se mesatarja, ndërsa edhe më alarmante është gjendja në njësinë e gjashtë ku numri i votuesve është 8.3% më shumë se mesatarja.
Këto të dhëna dëshmojnë për një dallim të thellë në numrin e votuesve mes njësive zgjedhore. Kështu njësia e gjashtë zgjedhore rezulton të ketë 15.8% apo 47.260 votues më shumë sesa njësia e tretë zgjedhore. Brenda kufijve ligjor prej +/- 5% sipas ligjit aktual janë vetëm njësia e parë me +2% dhe njësia e pestë me -2.3%.
Sipas Nesimit ky problem vazhdon të mbetet mangësi kryesore e sistemit aktual zgjedhor. Nëse edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shkohet me këtë sistem dhe këtë përbërje, kjo do të jetë shkelje flagrante e demokracisë, parimit të barazisë së votës dhe vetë Kushtetutës.
Sipas kodit zgjedhor asnjë njësi nuk guxon të ketë 5% më tepër ose më pak votues se mesatarja e gjashtë njësive zgjedhore.
Për të qenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare kushtetuese atëherë partitë duhet që paraprakisht të dakordohen për ndryshim të kufijve të njësive zgjedhore. Disa votues dhe vendbanime duhet të transferohen nga një njësi në tjetrën për të përafruar numrin e votuesve në secilën njësi brenda kufijve të 5% më pak ose më shumë se mesatarja.
Aktualisht në Kuvend është dorëzuar iniciativa për ndryshimin e modelit zgjedhor ku 13 deputet të mbështetur edhe nga LSDM kërkojnë që në zgjedhjet e 12 prillit të votohet me një njësi të vetme zgjedhore. Kjo iniciativë është kundërshtuar edhe nga VMRO-DPMNE edhe nga BDI të cilat kanë dorrëzuar rreth 9000 amendamente. Zhvillimet e fundit kanë vështirësuar edhe bisedimet për ndryshimet e tjera në kodin zgjedhor siç janë rekomandimet e OSBE-ODIHR, si dhe ridefnimi i kufijve të njësive zgjedhore./Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City