Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve me inicialet Xh.Sh., S.Sh., I.S., A.G. dhe L.Z për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe “Mashtrimi”.
Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit Xh.Sh., S.Sh dhe I.S., shtetas turk, duke vepruar në bashkëpunim si një grup kriminal i strukturuar dhe i organizuar i shtrirë në territorin e disa shteteve Iran, Shqipëri, Kosovë, i përberë prej shumë anëtarëve, mes tyre edhe të pandehurit të lartcekur dhe i ndjeri N.C., me dashje dhe me dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar dhe qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit.
Sipas prokurorisë, të pandehurit në mënyrë të kundërligjshme, pa autorizim kanë blerë, dhe poseduar, me qellim shitje dhe kanë transportuar substanca narkotike te llojit heroin të cilat substanca me ligj janë shpallur të rrezikshme, në atë mënyrë që gjatë periudhës kohore vitit 2018, kanë blerë heroinë nga Iraku, e njëjta pastaj ka arritur me maune në pllaka të mermerit në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë.
“Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge”. Ndërkaq, të pandehurit Xh.Sh dhe I.S. me të kuptuar se më 19 tetor 2018, në Shqipëri janë publikuar emrat e tyre si persona të dyshuar se fshihen pas rastit të laboratorit të drogës në Has të Shqipërisë, me qëllim që ti shmangen arrestimit, kanë paraqitur fakte të rreme në qendrat e regjistrimit në Prishtinë dhe në Obiliq, dhe atë ekstraktet e lindjes. Me këto veprime secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 par 2 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së. I pandehuri, A.G. në periudhën kohore tetor – nëntor 2018, me dashje ju ka ndihmuar në shmangien, zbulimin dhe mos arrestimin e tyre, të pandehurve shtetasve turq, Xh .Sh., I.S. dhe të ndjerit N.C. nga organet e ndjekjes së Shqipërisë dhe Kosovës, dhe bërjen e tyre të pa kapshëm për organet e drejtësisë dhe me qëllim të përfitimit pasuror, në mënyrë të kundërligjshme ju ka ndihmuar në nxjerrjen e dokumenteve zyrtare (letërnjoftimin dhe pasaportën e RKS-së). Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 388 paragrafi 2 nën paragrafi 2.8 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Po ashtu, i pandehuri A.G. më 24.12.2018, me dashje ka përpiluar dokument të falsifikuar, dhe atë një autorizim, me qëllim shfrytëzimi të këtij dokumenti si origjinal. Me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, i pandehuri L.Z. më 02.12.2018, në Prishtinë, me dashje, me paraqitjen e fakteve të rreme e ka mashtruar drejtorin e një auto salloni, me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme për vete. Me këto veprime i pandehuri L.Z. ka kryer veprën penale “Mashtrimi” .
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova