LAJMI I FUNDIT:

Mane, Keita e tani Minamino të gjithë kanë luajtur te Salzburgu, reagimi epik i klubit austriak drejtuar Liverpoolit

Mane, Keita e tani Minamino të gjithë kanë luajtur te Salzburgu, reagimi epik i klubit austriak drejtuar Liverpoolit

Liverpooli ka kompletuar transferimin e sulmuesit japonez Takumi Minamino nga Red Bull Salzburg.

Kampionët e Evropës paguan klauzolën e lojtarit aziatik e cila ishte e ulët prej vetëm 8,5 milionë euro.


Minamino është futbollisti i tretë që kalon në radhët e Liverpoolit, ndërsa më parë ka bërë karrierë tek gjiganti austriak.

Më parë tek Salzburg ishin edhe dy yjet e The Reds, sulmuesi senegalez Sadio Mane si dhe mesfushori Naby Keita.

Një cicërimë e Salzburgut në ‘Twitter’ është bërë e madhe në rrjetet sociale, pasi klubi austriak e ka pyetur Liverpoolin se cili lojtar i tyre e ka radhën të transferohet në Anfield.

“Hej Liverpool, kush është i radhës”, ka pyetur klubi austriak derisa në foto janë Mane, Keita e Minamino me fanella gjysmë të Salzburgut dhe gjysmë të Liverpoolit.

Mane i është bashkuar Liverpoolit në vitin 2016, Keita në vitin 2018 ndërsa Minamino në vitin 2020, kështu që Salzburg po mendon se pas dy viteve dhe respektivisht pas katër viteve një tjetër futbollist i tyre do të bashkohet me The Reds.

Salzburg – Liverpool. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Gjiganti anglez ende nuk i është përgjigjur austriakëve, por mbetet të shihet nëse kanë ndonjë reagim kampionët evropian në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori