LAJMI I FUNDIT:

Ramos pas barazimit me Barcelonën: Real Madridi tregoi personalitet ndaj një skuadre që e ka gjithmonë posedimin

Ramos pas barazimit me Barcelonën: Real Madridi tregoi personalitet ndaj një skuadre që e ka gjithmonë posedimin
Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sergio Ramos është deklaruar pas barazimit pa gola të Real Madridit ndaj Barcelonës.

Mbrojtësi spanjoll ka thënë se ata kanë tentuar ta fitojnë ndeshjen, por kjo pikë ishte pozitive dhe Los Blancos treguan personalitet.

“E kam thënë edhe para përballjes, nëse nuk fitoni, nuk mund të largoheni nga fusha i lumtur”, ka thënë fillimisht kapiteni i madrilenëve.


Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Në fund, çdo pikë është një moment pozitiv, por është e vërtetë që sot kemi parë një Real Madridi me personalitet, në një stadium të komplikuar”.

“Një stadium që është i vështirë, ndaj një skuadre që e ka gjithmonë posedimin e topit”.

Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Qëllimi ynë ishte që ta fitonim topin në pjesën e tyre të fushës, ne u shkaktuam atyre shumë vështirësi, jemi dy skuadrat që e respektojmë njëra-tjetrën”.

“Në fund, është një gabim i vogël që e bënë diferencën dhe mendoj që sot nuk kemi bërë shumë gabime”, ka shtuar më tej Ramos.

Real Madridi në xhiron tjetër do të takohet me Athletic Bilbaon, një sfidë tejet e vështirë. /Telegrafi/