LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Prej 1 janarit, institucionet shtetërore nuk do të furnizohen me plastikë për një përdorim

Nuredini: Prej 1 janarit, institucionet shtetërore nuk do të furnizohen me plastikë për një përdorim

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot kumtoi se Qeveria e ka miratuar iniciativën e ministrisë për ndërprerjen e furnizimeve të plastikës për një përdorim dhe ambalazhin në plastikë nga ana e institucioneve shtetërore, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2020.

Ai tha se kjo do të thotë se në furnizimin e ardhshëm publik të zbatuar nga ana e Qeverisë shishet e plastikës do të zëvendësohen me ato të qelqit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk do të furnizohen gota të plastikës, pipa, lugë dhe pajisje tjera të plastikës për një përdorim dhe nuk do të furnizohen të mira materiale si sheqer në ambalazh plastike, por refuz”, tha Nuredini para fillimit të diskutimit publik me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjet publike komunale.

Ai theksoi se është vendosur edhe se Shërbimi për punë dhe shërbime të përgjithshme dhe të gjitha ministritë, organet në përbërje, sekretariate dhe shërbime profesionale nuk do të nënshkruajnë marrëveshje për furnizim publik me prodhues, pa sjell dëshmi se të paktën për vitin vijues në tërësi i kanë plotësuar obligimet në pajtim me legjislacionin në sferën e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit për menaxhim me vijimet e veçanta të mbeturinave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori