Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë ka bërë që në mesin e shumë arsyeve tjera, partitë politikë në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe të anulojë samitin e Durrësit mes tri shteteve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore për të themeluar të ashtuquajtur Mini-Shengenin Ballkanik.
Katër partitë parlamentare, përfshirë dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK thonë se nuk mund të flitet për asnjë bashkëpunim rajonal me një shtet që i mohon krimet e veta.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u shpreh për KosovaPress, kundër takimeve të tilla, veçmas tash kur haptas mohohet gjenocidi i kryer në Kosovë nga Serbia.
“Ky proces do të jetë në shërbim të plotë të Serbisë dhe jo ndaj shteteve tjera të cilat po pretendohet që kanë interes. Ky proces ka avancim ose interes vetëm Serbia. Në këtë rast jo për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj Shqipëria është dashur të sheh Serbinë me sytë qe e sheh Kosova, me sytë që e shohin qytetaret e Kosovës Serbinë. Por kjo qasje mungon në qeverinë e Shqipërisë. Ne kemi pas kontakte dhe ia kemi thënë që Serbia të ndëshkohet për veprime ndaj Kosovës, sepse po flasim për një komb të njëjtë që është kombi shqiptar dhe dy shtete që janë padrejtësisht të ndara. Por fatkeqësisht ka pasur qasje ndryshe. Ne jemi kundër takimeve të tilla, ku nuk përfshihet Kosova dhe kundër takimeve të tilla kur po flasim për një president që mohon krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Por mos të harrojmë këtë qasje e ka pas Serbia prej përfundimit të Kosovës”, thotë ajo.
Kundër këtij bashkëpunimi rajonal u shpreh edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, i cili thotë se fillimisht Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet.
“Për çfarë bashkëpunimi e për çfarë Mini-Shengeni mund të flitet me një shtet që i mohon krimet e veta, që vazhdon të mos i kthej trupat e të vrarëve që kurrë nuk kërkoi falje e nuk u pendua për gjithë ato vrasje, masakrime e dëbime që i beri në vendin tonë. Mendoj qe, Serbia, së pari duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet kriminale, kjo do ti ndihmonte në radhë të parë vet asaj si dhe paqes e prosperitetit te gjithë rajonit. Për sa kohë që kjo nuk do të ndodh, Serbia nuk duhet te shihet si partner nga vendet demokratike që patën dënuar krimet e saj me 1999”, thotë Quni.
E ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, deputeti i zgjedhur, Memli Krasniqi duke kërkuar anulimin e samitit në Durrës, thotë për KosovaPress, se qasja e shtetit shqiptar duhet ndryshojë karshi Serbisë, pasi në këtë formë duke mohuar krimet, nuk mund të shkohet përpara.
“Mohimi kaq eklatant që po i bëhet gjenocidit që është zhvilluar nga Serbia në Kosovë, e veçanërisht masakrës së Reçakut është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i dënueshëm. Në këtë kuadër mendoj që padyshim institucionet e Kosovës, por edhe shtetet e tjera të rajonit para së gjithash Shqipëria duhet të trajtojnë shumë më seriozisht këtë qasje. Të ketë një qasje tjetër në raport me Serbinë. Pavarësisht nevojës për avancim të raporteve në nivelin rajonal, ne nuk mundemi të fokusohemi tek kjo pjesë e zhvillimit dhe bashkëpunimit që mund të jetë për rajonin të ecim përpara, e ta lëmë anash një revicionizëm kriminal, historik që është duke shty presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe të tjerët. Këtë kuadër mendoj se edhe qasja e shtetit shqiptar duhet të jetë shumë më serioze në këtë drejtim. Pa e ndërruar qasjen shteti serbë nuk ka hapësirë për të shkuar përpara”, thotë Krasniqi.
Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini kërkon reagim nga të gjitha vendet mike të Kosovës për mohimin e masakrës së Reçakut, teksa thotë se deklaratat e tilla duhet të ndërpresin çfarëdo bashkëpunimi mes shteteve.
“Mohimi kaq brutal i njërit prej krimeve më të rënda që kanë ndodhur në Kosovë duke e ditë se kanë ndodhur edhe shumë krime tjera makabre, masakra është një shenj se po ballafaqohemi me një fqinjë se nuk e ka në plan me pa se çka ka ndodhur në të kaluarën. Nuk është mohim i të kaluarës, për hir të kaluarës. Por është mohim i të kaluarës, për hir të asaj që mundet me ndodhur të ardhmen. Është e rëndë, shumë e dhimbshme është e pafalshme. Kjo është një situatë krejt e re. Unë mendoj se gjitha vendet duhet të reagojnë. Sidomos duhet të reagojnë vendet mike tona, e sidomos Shqipëria…unë mendoj se duhet të ketë reagim të tillë i cili do të bëjë me dije se deklaratat e tilla që e nxjerrin në pah një qëndrim të tillë, janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe të papranueshme”, thotë ai.
Tentimet për formimin e një Mini-Shengeni Ballkanik kanë filluar para rreth dy muajve, ku fillimisht tre liderët, Vuçiq-Rama-Zaev janë takuar në Novi Sad të Serbisë, pastaj në Ohër të Maqedonisë Veriore. Kurse është paraparë që më 21 dhjetor të takohen në Durrës të Shqipërisë.
Kjo iniciativë është duke u parë si e rrezikshme për Kosovës si në aspektin politik, ashtu edhe ekonomik. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A