LAJMI I FUNDIT:

Rama për ‘Mini-Shengenin ballkanik’: Kosova po vetëizolohet, mund të bësh patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi

Rama për ‘Mini-Shengenin ballkanik’: Kosova po vetëizolohet, mund të bësh patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi

Kryeministri Edi Rama teksa deklaroi sot se ka qenë ai iniciatori për projektin e Mini-Shengenit ballkanik, tha se ka pasur shumë debate me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se lëvizja e lirë e mallrave, por edhe e njerëzve, nënkupton që të hiqet trau mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa shtoi se kjo e fundit po vetëizolohet.


Mes të tjerash, Rama thumboi politikanët kosovarë, duke shtuar se patrioti nuk mund të bëhet duke qëndruar me pizhame në shtëpi.

“Kush është kundër Shengenit rajonal, nuk më kupton. Shengeni rajonal është një vizon dhe një këmbëngulje nga ana ime, nga ana jonë, qysh në ditët e para të procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar deri para pak muajsh nga presidenti i Serbisë me të cilin kam bërë debate. Nuk mund të bëjmë dot një marrëveshje rajonale mbi tregtinë, nëse nuk bëjmë marrëveshje për lëvizjen e lirë. A do të bashkohen kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kjo kupton heqje të atij trau. Kjo e vendos ne pozicionin më të favorshëm Kosovën. Kosova po vet izolohet brenda kufijve. Mund të bësh dhe patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi. Historia nuk shkruhet duke qëndruar në shtëpi dhe të bësh patriotin me pizhame”, theksoi Rama.

Po ashtu, ai tha se prioriteti i katër është regjimi i ri në vijën bregdetare. Ndër të tjera ai shtoi se brenda 2021 do iu shpërndahen pronarëve të gjitha ato toka që rezultojnë të jenë pa konflikte.

“E kemi parë tërë këto vite, vija bregdetare iu është marrë qytetarëve dhe ka mbetur në dorën e të fortëve. Flas për gjykatës që bëjnë gjykatësin gjatë orarit të punës dhe pastaj marrin qira për mijëra katrorët e vijës bregdetare. Regjimi mbi vijën bregdetare do ndryshojë plotësisht. Pas saj vjen prioritet tjetër, mbyllja e legalizimeve për shtëpitë. Dhe legalizimi përfundimtar i tokës bujqësore. Dhënia fund e torturës së njerëzve në Malësinë e Madhe, në Kukës, në Tropojë, në Tepelenë, në Gjirokastër, Vlorë, që nuk e njohin Ligjin 7501. Janë kthyer në tokat e të parëve, kanë dakordësin për kufirin. Por s’bëjnë dot gjë me këtë tokë. Kam 6 vjet që çdo vit bëj mbledhje dhe dal më i paqartë se mbledhja paraardhëse. Të gjitha tokat që nuk janë me konflikt, brenda 2021 do u jepen njerëzve. Nuk mund të ketë as shantazh ndaj shtetit, pasi nuk ka shans njeri që të fusë në dorë lekët e shtetit dhe të marrë nga shpronësimet. Ca ti them unë asaj zonjës në Unazën e re që thotë, ‘qeveria më dha 130 milionë lekë’. Po sa donte zonja? Aq i takonte. Tjetra që lidhet me domosdoshmërinë tonë për të pasur një produkt final deri në fund të mandatit është transformimi i infrastrukturës së Universitetit. Tirana duhet të ketë infrastrukturën e saj. Siç kemi stadiumin më të bukur në rajon, duhet të kemi dhe universitetin më të bukur”, tha Rama.

Më 10 nëntor gjatë një takimi në Ohër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, pa pjesëmarrjen e Kosovës kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se me anë të Mini-Shengenit po bëhet zgjerimi i influencës ruse dhe kineze në Ballkan.

Haradinaj: Mini-Shengeni zgjeron ndikimin rus e kinez në Kosovë dhe Ballkan
Lexo po ashtu Haradinaj: Mini-Shengeni zgjeron ndikimin rus e kinez në Kosovë dhe Ballkan

Haradinaj ka shtuar se ky organizimi nuk është në interes të Kosovës, veçanërisht edhe i Evropës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se arsyeja e mospjesëmarrjes së Kosovës në takimet e Novi Sadit dhe Ohrit, kanë të bëjnë me mosnjohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.

Kurti vendos kusht për të marrë pjesë në takimin e liderëve ballkanik në Durrës për "Mini Shengenin"
Lexo po ashtu Kurti vendos kusht për të marrë pjesë në takimin e liderëve ballkanik në Durrës për "Mini Shengenin"

Sipas tij, Kosova do të mund të merrte pjesë në takimin e radhës mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut edhe Serbisë, nëse mbahet reciprociteti i Kosovës me shtetin serb.

Osmani kundër "Shengenit Ballkanik": Duhet t'ia shpjegojmë Edi Ramës pse kjo nismë nuk është në interesin e Kosovës
Lexo po ashtu Osmani kundër "Shengenit Ballkanik": Duhet t'ia shpjegojmë Edi Ramës pse kjo nismë nuk është në interesin e Kosovës

Edhe Vjosa Osmani nga LDK ka dalë kundër kësaj nisme, duke thënë se kjo do të dështojë dhe sipas saj kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më parë duhet të kishte folur me Kosovën. /BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori