LAJMI I FUNDIT:

Odegaard zbulon se Barcelona u përpoq ta transferonte atë, por zgjodhi Real Madridin

Odegaard zbulon se Barcelona u përpoq ta transferonte atë, por zgjodhi Real Madridin

Martin Odegaard ka zbuluar se Barcelona rivalizoi Real Madridin për nënshkrimin e tij përpara se ai përfundimisht të transferohej në Bernabeu.

Norvegjezi zgjodhi të lë Stromsgodsetin në vitin 2015 për t’u bashkuar me Mbretërit, por pavarësisht se u cilësua si njëri nga talentet më të mëdhenj të lojës, ai nuk ishte në gjendje të linte përshtypje të menjëhershme me Los Blancos.


Odegaard ka vetëm një paraqitje të ligës për Realin, ndërsa ai është dërguar në huazim në tre sezone të njëpasnjëshme, së pari te Heerenveen dhe Vitesse në Holandë , dhe tani te Real Sociedad në Spanjë.

Revolucioni me talente nën 20 vjeç në La Liga: Yje të mëdhenj po lindin në tokën spanjolle
Lexo po ashtu Revolucioni me talente nën 20 vjeç në La Liga: Yje të mëdhenj po lindin në tokën spanjolle

Me Sociedadin që ai pritet të luaj kundër Barçës të shtunën, Odegard ka zbuluar se ai mund të ishte bashkuar me skuadrën katalunase, nëse historia do të ishte ndryshe.

“Kishte shumë ekipe që thirrën babanë tim. Po, ai udhëtoi një herë në Barcelona, ​​por në fund të fundit nuk ndodhi një transferim për mua”, ka thënë fillimisht Odegard për Noticias de Gipuzkoa.

Odegaard kaloi mjeshtërisht Busquetsin para disa muajsh, por spanjolli iu hakmor me një driblim edhe më të bukur të shtunën
Lexo po ashtu Odegaard kaloi mjeshtërisht Busquetsin para disa muajsh, por spanjolli iu hakmor me një driblim edhe më të bukur të shtunën

“Unë mendoj se futbolli im do t’i përshtatet Barcelonës, por besoj se është gjithashtu njësoj edhe me Real Madridin”.

“Ata duan të fitojnë duke luajtur mirë dhe lojë sulmuese… Më pëlqen futbolli spanjoll, ku të gjitha skuadrat janë të forta”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori