Dikur një ultimatum, tani një sfidë e tejkaluar me arritje të mëdha
Aksionarët kryesorë në Volkswagen Group, kanë dërguar ankesa ndaj Bentleyt gjatë janarit të vitit të kaluar, për të ardhurat e dobët dhe mos përmbushjen e duhur të shitjeve, transmeton Telegrafi.
Për shkak se modelet Continental GT, GTC dhe Flying Spur nuk po shiteshin si duhet, derisa çështja Brexit e ngatërronte shumë situatën, Bentley pësoi humbje deri në 55 milionë euro.
Kjo ishte arsyeja, pse Bentleyt i dhanë ultimatum, që brenda një deri dy vitesh, duhet të shtojë fitimet, gjë që dukej shumë e vështirë të realizohet.
Mirëpo, përkushtimi ndaj prodhimit ka treguar efektet e veta, duke bërë që në nëntë muajt e fundit, Bentley të fitojë afro 65 milionë euro. Shitjet e mëdha të Bentayga SUV, ishin arsye shtesë që iu shtuan përfitimet.
Continental GT tani prodhohet për nëntë minuta, teksa deri më tani i dehej mbi 12 minuta deri në përfundim. Ndalimi i porosive të veturave të reja, ka qenë një shkaktar tjetër, që prodhimi po shkon më mirë dhe me lehtësi.
“Kishin pranuar shumë porosi, por në ndërkohë ndryshoi ligji lejimin e emetimit të gazrave, andaj duhet të punonim për ta ndryshuar. Të gjitha makinat iu rikthyen linjë së prodhimit, derisa depot nuk i zinin të gjitha që i kishin prodhuar”, ka thënë drejtori i përgjithshëm në Bentley, Adrian Hallmark.
Sipas tij, ky ishte një shkaktar i madh që Bentley të mbetej prapa me shitjet dhe prodhimin e modeleve të reja.
Mbledhja e shumë të ardhurave për të një kohë të shkurtër, është vetëm fillimi i ndryshimeve në Bentley, që deri në vitin 2025 pritet ta lansojë edhe një makinë që mbushet me rrymë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe