LAJMI I FUNDIT:

Ditë e rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar: Dua dhe Rita u bëjnë thirrje qytetarëve britanikë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë

Ditë e rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar: Dua dhe Rita u bëjnë thirrje qytetarëve britanikë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë
Dua Lipa dhe Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver)

Votuesit britanikë zgjedhin kanë votuar sot (e enjte) qeverinë e re – për herë të dytë qëkur Mbretëria e Bashkuar votoi për Brexit-in, apo daljen nga Bashkimi Evropian.

Gjatë fushatës, Brexit-i pashmangshëm ka qenë lart në agjendë dhe kryeministri aktual, Boris Johnson, është zotuar se do ta përfundojë.

Votuesit zgjedhin një përfaqësues nga qarku i tyre lokal. Në total, 650 ligjvënës – një nga secili qark – do të zgjidhen anëtarë të Parlamentit, i cili vendos për ligjet dhe politikat e vendit.


Ndërkohë, ashtu si shumica e yjeve që kanë bërë thirrje për të dalë në votime – të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy këngëtaret shqiptare reprezentative në Angli: Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita Ora dhe Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Si njëra, ashtu edhe tjetra u kanë bë thirrje qytetarëve britanikë përmes rrjeteve sociale që të dalin në votime.

Dua Lipa publikoi një ditë më parë në rrjetin social Instagram disa fotografi, duke u sugjeruar fansave të saj nga Mbretëria e Bashkuar që të dalin në zgjedhje.

https://www.instagram.com/p/B58KyAuB2Ln/

“Votoni, zgjedhjet më të rëndësishme në mbretërinë e Bashkuar janë nesër. Ju lutem shumë, votoni në mënyrën më të mirë të mundshme…ju lutem mos votoni për punët e ndyra”, shkroi Dua.

Në anën tjetër, Rita vendosi që në ditën e zgjedhjeve pra të enjten, t’jua kujtojë ndjekësve të saj se sa ditë e rëndësishme është kjo.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Mbretëri e Bashkuar! Sot është një ditë e rëndësishme për të bërë diferencën! Dil dhe voto për të ardhmen tënde! Çdo votë numërohet”, shkroi Rita Ora në InstaStory.

Mesa duket, dy artistet me prejardhje shqiptare të cilat u rritën në Londër, e kanë kryer gjatë të enjtes obligimin e tyre qytetar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina
Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë

Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Kalo në kategori