Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka komentuar fotografinë e shumëpërfolur të shkrepur në një lokal në Tiranë, ku në të njëjtën tavolinë ishte i ulur edhe Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gjuriq gjatë një interviste dhënë në televizionin serb TV Prva, ka deklaruar se për fotografinë e shkrepur në Tiranë, qëndron prapa Partia Demokratike e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Gjatë dy ditëve të fundit Marko Gjuriq ka marrë pjesë në një konferencë për bashkëpunim rajonal të organizuar në Tiranë, ku po merrnin pjesë edhe përfaqësuesit tjerë politikë të vendeve të rajonit.
Ndërkaq i pyetur se çfarë mendon për Sveçlën, Gjuriq ka thënë se është ekstrem, por që për dallim nga përfaqësuesit e tjerë politikë nga Kosova ka marrë pjesë në këtë ngjarje të organizuar në Shqipëri.
“Zotëri Sveçla është njëri prej politikanëve me ekstrem shqiptarë, njëri nga bashkëpunëtorët me radikal të Albin Kurtit, njeriu që mbështetet te pavarësia dhe kërkon masa reciprociteti. Megjithatë ai ka marrë pjesë në tryezë”, ka shtuar Gjuriq.
Në anën tjetër, Gjuriq thotë se për dallim nga takimet e mëparshme, në këtë takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e PDK-së të cilët Gjuriq i bën fajtorë për publikimin e fotografisë.
“PDK-ja e Thaçit dhe Veselit për dallim nga takimi i mëparshëm që është mbajtur në shtator në Shkup, nuk ka dërguar përfaqësuesin e saj por për çudi në darkë e kishin dërguar dikë që të shkrep fotografinë dhe këtë e kanë shfrytëzuar për konflikt të brendshëm politik me Vetëvendosjen”, ka shtuar Gjuriq.
Ai pretendon se gjatë takimit nuk kanë biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e as për qeverinë e ardhshme, por për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve në përgjithësi.
“Mendoj se kam bërë mirë që kam shkuar atje. Në fund të fundit, qytetarët e Serbisë më paguajnë tash e 7 vite e gjysmë që të bisedojë, kam qenë mbi 200 herë në bisedimet me shqiptarët në Bruksel dhe në vende të ndryshme”, tha për fund ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova