LAJMI I FUNDIT:

Sveçla tregon arsyen e uljes në një tavolinë me Gjuriqin

Sveçla tregon arsyen e uljes në një tavolinë me Gjuriqin

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka sqaruar gjithçka pas fotografisë ku ai shihet me shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po merr pjesë në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.


“Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë i Sveçles:

“Të dashur miq, po e shkruaj këtë sqarim jo për ju, por për ata që dëshirojnë keqkuptimin.

Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit.

E kuptoj se ka kundërshtarë tanë që jo vetëm se e kanë bërë por edhe e kanë shpërndarë këtë foto me qëllim të keq.

Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë”, ka shkruar ai.

Këshilltari i Pacollit: Ne e arrestuam Gjuriqin, ata ulen në tavolinë me të
Lexo po ashtu Këshilltari i Pacollit: Ne e arrestuam Gjuriqin, ata ulen në tavolinë me të

Ndryshe, fotografia ku Sveçla shihet ulur me Gjuriqin sonte është bërë lajm në media, kurse edhe Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar arsyen e këtij takimi.

Ndërsa, Jetlir Zyberaj – këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka cilësuar të papranueshme uljen në një tavolinë me zyrtarin serb, i cili e mohuar masakrën e Reçakut. /Telegrafi/