LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Pacollit: Ne e arrestuam Gjuriqin, ata ulen në tavolinë me të

Këshilltari i Pacollit: Ne e arrestuam Gjuriqin, ata ulen në tavolinë me të

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, ka reaguar pas publikimit të një fotografie sonte ku shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla i ulur në një tavolinë me Marko Gjuqirin – shefin e të ashtuquajturës Zyrë për  Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Zyberaj ka thënë se është “krejtësisht e papranueshme ulja në një tavolinë me Marko Gjuriqin e disa përfaqësuesve shtetëror të Kosovës në Tiranë”.

“Gjuriqi mohon masakrën e Reçakut dhe është një revizionist historik që udhëheq fushatën propagandistike kundër Kosovës nga zyra ku ai është Drejtor”.

“Jam krenar që gjatë mandatit tonë Gjuriq u arrestua për shkelje të sovranitetit të Kosovës. Ai u prangos dhe u soll si Zagar fashist, e tani i civilizuar sillet sipas rregullave”, ka shkruar Zyberaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar lidhur me fotografinë ku shihen Sveçla e Gjuriq.

Vetëvendosje sqaron ku dhe pse u takuan Xhelal Sveçla e Marko Gjuriq
Lexo po ashtu Vetëvendosje sqaron ku dhe pse u takuan Xhelal Sveçla e Marko Gjuriq

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën ‘Bashkëpunimi Rajonal’  nën organizimin e organizatës CIG”, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, për Telegrafin.

Sipas tij, në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori