Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar në Tiranë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.
Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohej takimi.
Në lidhje me këtë ka reaguar sot në një konferencë për media kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të japë një shpjegim lidhur me takimin e djeshëm të Xhelal Sveçlës the Marko Gjuriqit.
“Mendoj se risi është vetëm kjo situata me LVV-në, ata një kohë të caktuar kanë pasur qëndrim kundër. Tani kanë ndryshuar qëndrim, meriton shpjegim nga Vetëvendosja, unë nuk kam ndonjë koment të them të drejtën”, ka thënë ai.
Ai ka paralajmëruar serbët e Kosovës që të mos përfshihen në diskutimet që lëndojnë shqiptarët, duke mohuar masakrat që kanë ndodhur në vend, ashtu siç po bën presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Në të kundërtën sipas tij, ata do të ballafaqohen me ligjet e Kosovës.
“Është tepër jo normal, mendoj që qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë kujdes që të mos involvohen në këtë, pra qytetarët serbë. Në fund të fundit Vuçiq, e zyrtarët tjerë në Beograd e kanë situatë tjetër dhe ata jetojnë në një juridiksion tjetër që është i Serbisë. Por, kisha apeluar te serbët e Kosovës që të mos të involvohen në diskutim të tillë, sepse do të përballen me ligjet e Kosovës, si rasti i ministrit e të gjithë të tjerëve, kjo nuk vlen vetëm për serbët, por edhe nëse një shqiptar ka gjuhë të tillë duhet ndërmarrë masa kundër atyre që lëndojnë tragjedinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, ish-deputeti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla pas publikimit të fotos së përbashkët me të ashtuquajturin shefin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka theksuar se po merr pjesë në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal.
“Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosovës, ndryshe nga paraardhësit tanë”, ka shkruar Sveqla dje në Facebook.
Publikimi i fotos së ish-deputetit të LVV-së ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku me ironi theksohet se “Sveçla po diskuton në Tiranë për bashkim kombëtar”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit