LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Xhelal Sveçlen në Tiranë, sqarohet edhe Gjuriqi

Takimi me Xhelal Sveçlen në Tiranë, sqarohet edhe Gjuriqi

Pas publikimit të një fotografie ku shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq shihet ulur në një tavoline bashkë me Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes, ka ardhur sqarimi i ‘Zyrës për Kosovën”, e cila ka treguar qëllimin e takimit në Tiranë.

E  ashtuquajtura Zyrë për Kosovën ka thënë për “Kossev” se Marko Gjuriq po merr pjesë në një tryezë të rrumbullakët për bashkëpunimin rajonal, të organizuar në Tiranë (7-9 dhjetor), e në margjina të saj ai është takuar me përfaqësues të LVV-së, LDK-së dhe AAK-së.


“Gjatë qëndrimit në Tiranë, në margjinat e konferencës, Gjuriq po mban takime të shumta me përfaqësues të partive politike nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Në mesin e pjesëmarrësve në këtë tubim rajonal, janë të përfshirë edhe përfaqësues të partive në pushtet dhe opozitare nga Republika e Serbisë”, thuhen në sqarimin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, përcjell Telegrafi.

Vetëvendosje sqaron ku dhe pse u takuan Xhelal Sveçla e Marko Gjuriq
Lexo po ashtu Vetëvendosje sqaron ku dhe pse u takuan Xhelal Sveçla e Marko Gjuriq

Përndryshe, Gjuriq të premten, para se të udhëtonte për Tiranë, mbajti një konferencë për shtyp në Beograd, në të cilën ndër të tjera ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit se ai “nuk dëshiron të negociojë me Vuçiqin”, duke thënë se “Kurti nuk mund të vendos për kuadra në emër të Serbisë” .

Sveçla tregon arsyen e uljes në një tavolinë me Gjuriqin
Lexo po ashtu Sveçla tregon arsyen e uljes në një tavolinë me Gjuriqin
Këshilltari i Pacollit: Ne e arrestuam Gjuriqin, ata ulen në tavolinë me të
Lexo po ashtu Këshilltari i Pacollit: Ne e arrestuam Gjuriqin, ata ulen në tavolinë me të

Lidhur me takimin e mbrëmshëm në Tiranë, është sqaruar për media edhe Xhelal Sveçla, duke thënë se është organizatori i konferencës ai që cakton vendet se ku do të ulen pjesëmarrësit. Edhe Arban Abrashi ka konfirmuar se po merr pjesë në këtë konferencë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori