LAJMI I FUNDIT:

Sarri pas humbjes së parë të Juventusit në Serie A: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, ekipi pati përmirësime

Sarri pas humbjes së parë të Juventusit në Serie A: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, ekipi pati përmirësime

Maurizio Sarri nuk ishte shumë i shqetësuar pasi Juventus pësoi humbjen e tyre të parë të sezonit në Serie A me rezultat 3-1 kundër Lazio.

Bianconerët ishin të pamposhtur në të gjitha garat, por rekordin të tyre iu erdhi fundi në Stadio Olimpico, ku u mposhtën.


“Mendoj se patëm një pjesë të parë të mirë, duke bërë shumë, shumë mirë, por për fat të keq lejuam atë gol menjëherë në fund të pjesës”, ka thënë fillimisht Sarri për DAZN.

Lazio triumfon me rikthim ndaj Juventusit
Lexo po ashtu Lazio triumfon me rikthim ndaj Juventusit

“Pjesa e dytë u mbizotërua nga incidente, shumica prej të cilave shkuan kundër nesh, por kur ishim 11 kundër 11, ne bëmë shumë mirë”.

“Ne nuk i respektuam detyrat tona, sepse lojtarët ishin në pozita të gabuara, ishte një shpërqendrim dhe ju paguani për këtë. Ne kishim vendosur para ndeshjes në pozicione të caktuara dhe nuk i mbuluam ato”.

Momenti kur Juan Cuadrado u ndëshkua me të kuq (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Nuk pashë shumë gabime në pjesën e parë, i kaluam mirë dhe patëm fatin ta bëjmë 2-0 me Cristianon. Ne ndoshta ishim pak të ngadaltë për të reaguar”.

Lazio 3-1 Juventus, nota e Strakoshës dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Lazio 3-1 Juventus, nota e Strakoshës dhe të tjerëve

“Në pjesën e dytë, kur loja dukej se ishte në një gjendje më të ekuilibruar, kartoni i kuq ndryshoi gjithçka”.

“Ne e humbëm ndeshjen, por për të qenë i sinqertë, pashë përmirësime në ekipin tim”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori