LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja e kthyer nga Siria: Shteti na ka kthyer shpinën, s’po i mbanë premtimet për të na ndihmuar

Shqiptarja e kthyer nga Siria: Shteti na ka kthyer shpinën, s’po i mbanë premtimet për të na ndihmuar

 Një fëmijë trembëdhjetë vjeç ende është në një kamp në Siri. Për këtë rast ka treguar F.Z, një grua nga Kosova e cila kishte qenë në një kamp në Siri dhe e cila është kthyer më herët në Kosovë. Sipas saj atje ka edhe fëmijë të tjerë.

Ajo ka treguar se djali trembëdhjetë vjeç nga Kosova është edhe i plagosur.

“Fëmijë kanë mbetur. Është një djalë 13 vjeç nga Kosova që ka mbetur atje”, ka thënë ajo për televizionin publik.


F.Z. ka thënë se gratë kosovare nuk kanë marrë pjesë në luftë.

“Gratë kosovare asnjë nga to nuk kanë marrë pjesë në luftë, me sa i njoh unë dhe me sa e di unë”, është shprehur ajo.

Ajo ka folur për rrezikun e të jetuarit në kamp.

“Kohët e fundit, pat mbetur një vend shumë i ngushtë, ka pasur bombardime të tmerrshme, si prej tokës dhe prej qiellit, ku kanë vrarë edhe gra e fëmijë”, ka thënë ajo.

F.Z. ka thënë se shteti i Kosovës nuk po i mbanë premtimet në raport me të kthyerit nga Siria, sidomos për punësim.

“Edhe pse shteti na pati thënë se do të na ndihmojë, deri më tash nuk ka pasur ndonjë ndihmë në këtë drejtim. Ka shtatë muaj që jemi kthyer kurse ndihma sociale vetëm këtë muaj kemi marrë”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori