LAJMI I FUNDIT:

Mediat maqedonase: Maqedonia kualifikohet direkt në finale, Kosova rrezikon pezullimin

Mediat maqedonase: Maqedonia kualifikohet direkt në finale, Kosova rrezikon pezullimin

Kosova do ta luajë gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut.

Mediat maqedonase kanë ndjekur me një interes të veçantë zhvillimet e fundit në sportin kosovar, e sidomos ato në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Portali i njohur sportiv në Maqedoni, infosport.mk ka shkruar se Maqedonia ka shumë gjasa të kualifikohet në finale të këtij play-offit pasi ka mundësi që Kosova të pezullohet nga UEFA pas zhvillimeve të fundit, transmeton KosovaPress.


Hidhet shorti për grupet e Euro 2020, Kosova mëson fatin e saj nëse arrin kualifikimin
Lexo po ashtu Hidhet shorti për grupet e Euro 2020, Kosova mëson fatin e saj nëse arrin kualifikimin

“Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut sheh veten para inkuadrimit direkt në finale të Ligës së Kombeve ku do të diskutohet kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2020, pasi Kosova rrezikon pezullim nga instancat ndërkombëtare të futbollit”.

“Dueli gjysmëfinal Maqedoni e Veriut-Kosovë i paraparë për datën 26 mars të vitit të ardhshëm mund të mos zhvillohet, me Maqedoninë e Veriut që do të përfitonte nga përzierja e politikës së Kosovës në institucionin udhëheqës të futbollit në vendin fqinjë”.

Kosova rrezikon pezullimin (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“UEFA dhe FIFA janë të njoftuar me situatën dhe duke u bazuar në qëndrimet e tyre në këtë drejtim mendohet të jenë të pamëshirshme”.

Zyrtare: Maqedonia e Veriut - Kosova, UEFA vendos të përdoret VAR-i
Lexo po ashtu Zyrtare: Maqedonia e Veriut - Kosova, UEFA vendos të përdoret VAR-i

“Sipas disa burimeve Kosova rrezikon pezullim prej 2 deri në 5 vite, pasi persona të lidhur me politikën krijojnë amulli, duke tentuar të ndërhyjnë direkt në Federatën e futbollit të Kosovës”.

“Duke vëzhguar situatën në distancë, nëse “duart e politikës” vazhdojnë të futen më thellë në futboll, pritet ndërhyrja e UEFA-së dhe FIFA-s me masa ndëshkuese ndaj futbollit kosovar, e me këtë rast duke qenë se i lidh interesi i përballjes mes veti, nga një pezullim eventual i Kosovës fituesja më e madhe do të ishte Maqedonia e Veriut, që do të merrte “falas” biletën për finalen e Ligës së Kombeve ku përballë fituesit të duelit Gjeorgji-Bjellorusi do të kërkohej kualifikimi në EURO 2020”, shkruan ndër tjerash ky portal.

Distancohet ministri Kujtim Gashi: Letrën e shkroi një individ, Ministria nuk mund te ndërhyjë në FFK
Lexo po ashtu Distancohet ministri Kujtim Gashi: Letrën e shkroi një individ, Ministria nuk mund te ndërhyjë në FFK

Kujtojmë që FFK-ja ka zyre të vetën ligjore dhe çështjet e ngjashme duhet të trajtohen nga vetë ajo. Kështu specifikohet në nenet 13 dhe 17 të statutit të FIFA’s. Këto dy nene, gjatë viteve të fundit kanë saksionuar disa federata.

Në vitin 2014, Federata e Futbollit të Nigerisë u përjashtua nga të gjitha garat ndërkombëtare pas ndërhyrjes së qeverisë në shkarkimin e krerëve të federatës. Njëjtë ka ndodhur edhe me Kamerunin në vitin 2013.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Kalo në kategori