LAJMI I FUNDIT:

Qindra tetovarë gjatë 2019-tës janë dënuar për dritare të errëta në veturë

Qindra tetovarë gjatë 2019-tës janë dënuar për dritare të errëta në veturë

Tetovarët i duan t’i kenë dritaret e errëta në veturë dhe kjo tregon edhe nga dënimet që jua shkruan policia e Tetovës

Këtë e thotë Marjan Josifovski për AIM-in, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai thotë se për 11 muaj të vitit 2019 në Tetovë janë dënuar 448 vozitës pasi jashtë rregullave kanë mbajtur dritare të errësuara të veturës që ndryshe njihen si “folia”. Për këtë problem edhe nga kompanitë e kontrollit teknik në Tetovë thonë se kanë problem me vozitësit pasi ata i sugjerojnë që mos i errësojnë dritaret.


“Në 11 muajt e këtij viti, në Tetovë dhe rrethinë janë lëshuar 448 vendime për dënime me para pas shkeljeve të gjetura për dritare të errësuara. Për këtë lloj shkelje në komunikacion, sipas nenit 360, alinea 4 parashihet dënim prej 300 euro, në kundërvlerë të denarit. Në këtë pjesë të ligjit potencohet se qytetarët kanë të drejtë që t’i errësojnë dritaret e veturës por vetëm ato të pjesës së anësore-pasme të veturës. Por, për këtë duhet që një herë të kenë të kryer procedurën atest” thotë Marjan Josifovski nga SPB Tetovë.

Ai thotë se SPB Tetovë do të vazhdojë të kontrollojë veturat për shkelje dhe nuk do të tolerohen shkelje tjera të ligjit për pjesmarrje në komunikacion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori