Njohësi i çështjeve të arsimit, njëherësh profesor universitar, Xhavit Rexhaj, duke komentuar rezultatet e testit PISA për Kosovën, ka thënë se është fundosur anija.
Rexhaj në një intervistë në “Përballje ditore” në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për renditjen e Kosovës në testin ndërkombëtar PISA, për përgjegjësit të cilët dërguan arsimin e vendit në këtë gjendje, për dëmtimin e nxënësve lidhur me edukimin, si dhe për zgjidhjen që duhet bërë Qeveria e ardhshme në fushën e arsimit në Kosovë.
Ai ka thënë se të gjithë janë fajtor për këtë dështim të Kosovës, duke shtuar se përgjegjësia fillon nga MAShT-i.
“Nuk qon aspak peshë a je i fundit, dështimi i Kosovës në këtë test është një anije e fundosur. Tani duhet të mësojmë pse është fundosur anija. Të gjitha nivelet e arsimit janë të ndërlidhura në mënyrë organike. Ky është dështim i arsimit parauniversitar, i fakulteteve të edukimit, edhe i arsimit të lartë, është dështimin edhe i shkencës. Kemi dështuar totalisht si sistem, si shoqëri, si shtet. Nuk janë vetëm prindërit e mësimdhënësit fajtor, kemi të gjithë faj duke u nisur nga MASHT-i dhe pastaj tek të gjithë të tjerët. Ne të gjithë improvizojmë në arsim”, ka thënë ai.
Rexhaj theksoi se në arsim nuk paguhet asgjë tjetër përveç pagave.
“Në arsim kemi paga dhe tenderë…. Për fëmijët tanë nuk është e dhëna por e marra. Problemi është tek oferta që marrin fëmijët tanë. Në këtë test është dëshmuar fëmijët që janë në shkolla private janë 50 deri në 100 pikë më mirë se fëmijët në shkolla publike. Ndërsa, po i shoh disa njerëz që po thonë se në shkencë kemi dal mirë, por çka kemi dal mirë kur jemi të katërtit prej fundit në botë, jo vetëm në Evropë. Jemi koritja e Evropës”, ka theksuar ai.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se në këtë test janë gjashtë shkallë të dijes që vlerësohen dhe se sipas tij, nxënësit e Kosovës vlerësohen për shkathtësi, jo për mbamendje të mësimeve.
“Në grupin e fundit të njohurive dhe shkathtësive për jetë ne jemi në fund. PISA të teston sa je i gatshëm për jetën moderne, jo sa e ke mbajt mend mësimin. Problemi i shkollave në Kosovë qëndron në koncept. Nuk është që fëmijët nuk e dinë mësimin por shkollat tona nuk i kanë përgatitur fëmijët për jetë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, PISA jep rezultate për nxënësin, shkollën, sistemin dhe siç theksoi Rexhaj nëse Kosova e krijon të njëjtën cilësi në të gjitha këto fusha, gjasat janë të mëdha që të del më mirë në këtë test.
Ndryshe, në të dhënat e publikuara në raportin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Kosova rangohet e treta nga fundi i listës me 79 vende.
Më keq se Kosova në këtë test, që vlerësohen njohuritë nga leximi, matematika dhe shkenca gjenden Filipinet dhe Republika Domenikane. Ndërsa, në krye të listës me rezultatet më të mira është Kina, Singapori, Macao, Hong Kongu dhe Estonia. Nxënësit kosovarë performuan nën këtë mesatare duke shënuar në lexim 353, në matematikë 366 dhe në shkencë 365. Në anën tjetër, në vitin 2015, në lexim Kosova kishte shënuar 347, në matematikë 362 dhe në shkencë 378./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?