LAJMI I FUNDIT:

Thaçi udhëtoi për në Berlin, konferencë për dialogun Kosovë-Serbi

Thaçi udhëtoi për në Berlin, konferencë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa do të flitet për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi do të jetë në një panel me ish-ambasadorin gjerman, Wolfgang Ischinger, ish-ambasadorin amerikan, Frank Wisner, si dhe ish-përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton. /Telegrafi/