LAJMI I FUNDIT:

Rrezikohet Prespa, bie niveli i ujit si pasojë e rritjes së temperaturave

Rrezikohet Prespa, bie niveli i ujit si pasojë e rritjes së temperaturave

Thatësirat dhe temperaturat e larta kanë shkaktuar ulje të nivelit të ujit në Liqenin e Prespës.

Organizatat mjedisore theksojnë nevojën për ndërhyrje urgjente nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, tre vendet në të cilat përkufizohet liqeni.


Instituti Meteorologjik i Maqedonisë së Veriut ka raportuar se në të ardhmen, pritet të rriten temperaturat, ç’ka do të thotë se Liqeni i Prespës rrezikon të tërhiqet akoma më shumë.

“Niveli i ulët i ujit në liqenin e Prespës vjen fillimisht si pasojë e faktorëve natyrorë, thatësirat të cilat ishin të shumta, mungesa e shiut dhe një dimër i thatë. Gjithashtu, ne po dëshmojmë një rritje të temperaturave në këto vite”, është shprehur Atanas Ugrinovski, përfaqësues i Institutit Hidrometereologjik.

Zdravko Lazarevski, një banor i zonës ka ndarë shqetësimin e tij, lidhur me këtë problematikë.

“Nga viti 2018 e deri më sot, me ndryshimin e nivelit të ujit, liqeni është tërhequr të paktën 35-40 metra, krahasuar me vijën fillestare të ujit”, është shprehur ai.

Nga situata e krijuar në liqen, duket se janë prekur edhe bizneset. Boshko Dimovski, pronar i një lokali në bregun e liqenit është shprehur pesimist.

“Ka pak gjasa që Prespa do të zhvillohet në të ardhmen e afërt pasi liqeni po tërhiqet me shpejtësi. Ka baltë, llum dhe njerëzit po largohen. Ata vijnë, shohin ç’po ndodh dhe ikin”, ka thënë ai.

Duke qenë se tërheqja e liqenit sa vjen e përkeqësohet organizatat vendore, të shqetësuara kanë bërë thirrje për të parandaluar këtë fenomen.

“Ky është një problem shtetëror dhe një problem që prek gjithë rajonet që ndajnë bregun e liqenit, duhet të ndërmerret një aksion i përbashkët. Sidoqoftë, gjithçka reduktohet në mbledhjen dhe përgatitjen e planeve për masa të buta në vend që të zgjidhet ky problem alarmues”, tha Marija Eftimovska, përfaqësuese e “Ecogerila Prespa”.

Në vitet ’80, kisha e “Ëngjëjve” u zhyt nën ujërat e liqenit të Prespës në jug të Ballkanit, brigjet e të cilit ndahen nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria. Sot, kjo kishë është qindra metra larg bregut si pasojë e tërheqjes së ujit.

Liqeni i Prespës për nga formimi bën pjesë në tre liqenet tektonikë në Ballkan të pozicionuar në trojet shqiptare, dhe sipas madhësisë renditet në vendin e tretë, pas Liqenit të Shkodrës dhe atij të Ohrit. /EuroNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori