LAJMI I FUNDIT:

Qanije Selimi: Gratë kanë mundësi për biznes, por ju mungon iniciativa

Qanije Selimi: Gratë kanë mundësi për biznes, por ju mungon iniciativa

Menaxherja e qendrës për fëmijët parashkollorë “Rea”, Qanije Selimi, ka qenë e ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për themelimin e qendrës, si dhe mundësitë e grave për të bërë biznes.

E pyetur për të drejtat e grave momentalisht në vend, ajo tha se tani gratë kanë më shumë mundësi për biznes, por mungon iniciativa.


“Gjendja reale e të drejtave të grave është pozitive, duke e krahasuar me kohën kur unë fillova biznesin. Tani gratë kanë më shumë hapësirë për veprim dhe subvencione që mund t’i shfrytëzojnë në biznes. Edhe pse është vështirë në vendin tonë, unë mendoj se gratë kanë mundësi, por ju mungon iniciativa”, tha Qanije Selimi.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me menaxheren e Rea-s: