LAJMI I FUNDIT:

Departamenti Special në Prishtinë s’e ka në punë asnjë lëndë të profilit të lartë të korrupsionit

Departamenti Special në Prishtinë s’e ka në punë asnjë lëndë të profilit të lartë të korrupsionit

Me qëllim që të gjykoheshin lëndët e korrupsionit të profilit të lartë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për themelimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Prej themelimit në korrik të këtij viti, gjykatësit e këtij Departamenti Special, kanë marrë në punë 38 lëndë të transferuara nga Departamentet e Krimeve të Rënda, në mesin e tyre edhe katër lëndë të korrupsionit. Në asnjërën prej këtyre katër lëndëve nuk ka profil të lartë të korrupsionit, i cili është duke u gjykuar”, ka thënë Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për emisionin “Betimi për Drejtësi”


Sipas saj, në këto lëndë të korrupsionit, profili i të akuzuarëve nuk është profil i lartë.

Aktakuzat në Departamentin Special ngriten nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila deri më tash gjatë vitit 2019, nuk e ka ngritur asnjë aktakuzë për korrupsion të profilit të lartë.

Për më tepër rreth këtyre lëndëve dhe sfidave të Departamentit Special, ndiqeni intervistën me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi.