Karbohidratet ndihmojnë në dobësim më shumë seç mendoni: Përse nuk bën t’i hiqni nga ushqimi!
Të hiqni këtë lloj ushqimi nga përdorimi është gabim i madh
Balanca në ushqim, përkatësisht balancimi midis marrjes dhe shpenzimit të kalorive është çelësi për humbje peshe, jo eliminimi i grupit të caktuar të artikujve, transmeton Telegrafi.
Truri dhe të gjitha funksionet e tij punojnë mirë vetëm kur furnizohen me këtë grup artikujsh.
Shumë gjendje anksioziteti, po ashtu i përshkruhen pikërisht marrjes së pamjaftueshme të karbohidrateve.
Karbohidratet ndahen në të përbëra dhe të thjeshta. Dallimi midis tyre është që ato të përbëra më ngadalë zbërthehen, ndërkaq glukoza e cila përftohet gjatë zbërthimit futet në gjak më ngadalë.
Karbohidratet e thjeshta gjenden në mjaltë, xhem, shurupe pemësh, sheqer të rafinuar, ëmbëlsira, pije joalkoolike dhe në pemë.
Përfshijnë monosaharide dhe disaharide, siç janë glukoza, fruktoza dhe laktoza.
Karbohidratet e përbëra gjenden në drithëra, bukë, perime dhe bishtajore. Për funksionim të mirë të tretjes janë të domosdoshme.
Ajo që është më e rëndësishme te konsumimi është cilësia e karbohidrateve. Sheqernat e thjeshta, të ashtuquajtura kalori të zbrazëta, të cilat gjenden në ëmbëlsira dhe në pije me gaz duhet shmangur.
Artikujt të cilat janë të pasur me karbohidrate të përbëra përmbajnë vitamina, minerale, fitokemikale, fibra, andaj rekomandohet marrja e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit