LAJMI I FUNDIT:

​Në kampin e Prizrenit strehohen 500 persona

​Në kampin e Prizrenit strehohen 500 persona

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka mbledhur ekipin emergjent që po angazhohet për strehimin dhe kujdesin e personave të prekur nga tërmeti në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, për të analizuar gjendjen dhe shikuar hapat e mëtutjeshme që duhet t’i bëjmë për të menaxhuar këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Haskuka tha se fluksi i të ardhurve nga Shqipëria mbrëmë ka qenë shumë i madh, me ç’rast parku i ka përmbushur të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion, duke i sistemuar mbi 500 persona.


Ai ka kërkuar nga të gjithë të kenë parasysh këtë dhe mos të drejtohen tek Parku pa paralajmërim, pasi që nuk ka më kapacitet të pranohen më shumë persona.

“Të gjithë të ardhurit në Park janë regjistruar, ndërsa tani e tutje do të bëjmë edhe një regjistër më të detajuar për të mësuar nevojat e tyre në aspekt shëndetësor, social dhe arsimor. Nga Shërbimi Pedagogjik-Psikologjik që është në kuadër të Komunës sonë, nga sot do të angazhohet një ekip i specializuar për t’u kujdesur edhe për gjendjen psikologjike të tyre, derisa ekipet e kujdesit shëndetësor primar kanë qenë të angazhuar që nga fillimi dhe kanë kryer një punë të shkëlqyer deri më tani”, tha Haskuka.

Sipas tij, dje dhe sot ushqimi është siguruar nëpërmjet donacioneve që kanë ardhur nga bizneset lokale, mirëpo sipas tij kjo nuk mund të vazhdojë kështu edhe më tej dhe për këtë arsye po shihen mundësitë që urgjentisht të krijohet një kuzhinë mobile dhe të sigurohet ushqimi në bashkëpunim me shoqatat bamirëse.

“Përveç sistemimit të personave në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, jemi të vetëdijshëm që edhe shumë familje i kanë hapur shtëpitë e tyre vullnetarisht për t’i pranuar personat e prekur nga tërmeti. Për këtë, lus të gjithë ata që i kanë pranuar miqtë tanë nga Shqipëria apo kanë vende të lira dhe mund të pranojnë persona të tjerë, le të lajmërohen në Qendrën e Thirrjeve”, shkroi Haskuka.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori