LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu pas takimit: Jemi dakorduar 100 për qind për programin qeverisës, në fillim të javës së ardhshme pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion

Haxhiu pas takimit: Jemi dakorduar 100 për qind për programin qeverisës, në fillim të javës së ardhshme pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion

Ka përfunduar takimi ndërmjet grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për mbylljen e të gjitha çështjeve të cilat kanë mbetur të hapura për programin qeverisës.

Albulena Haxhiu nga LVV, pas takimit ka thënë se sot kanë rënë dakord për të gjitha çështjet e papërfunduara lidhur me programin qeverisës.


“Dje pas takimit ndërmjet kryetarëve Kurti dhe Mustafa, jemi mandatuar si grup punues për të finalizuar çështjet programore të cilat na kanë mbetur e që nuk kemi pasur dakordim. Sot në takim të gjitha çështjet në kuptimin programor janë finalizuar. Sa i përket programit qeverisës mund të them se 100 për qind kemi arritur pajtueshmëri të plotë. Pra, drafti i programit qeverisës pas marrëveshjes së nënshkruar do të bëhet publik”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Haxhiu theksoi se në fillim të javës së ardhshme pritet të ketë marrëveshje.

“Lidhur me ndarjen e përgjegjësive besoj që para të hënës do të ketë takim ndërmjet kryetarëve dhe jemi optimist që marrëveshja të nënshkruhet deri në fillim të javës tjetër. Besoj që shumë shpejt do të arrihet marrëveshja. Deri tani kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe takimi ishte shumë konstruktiv”, është shprehur ajo.

Sipas saj brenda 30 ditësh, Presidenti duhet ta thërras seancën e Kuvendit.

“Tani ju e dini që barrën e thirrjes së seancës e ka Presidenti Thaçi dhe ka afat 30 ditë. Nuk besoj që është në interes të tij që të shkel Kushtetutën dhe ai ka obligim Kushtetues ta thërras këtë seancë brenda 30 ditëve dhe nëse nuk e thërret Kuvendi mblidhet vetë, që kemi nenin kushtetues ku parasheh mandatarin”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Kurti pas takimit: Ditët në vazhdim do të lidhim koalicionin qeverisës me LDK-në
Lexo po ashtu Kurti pas takimit: Ditët në vazhdim do të lidhim koalicionin qeverisës me LDK-në

Kujtojmë se dje është mbajtur një takim ndërmjet LVV-së dhe LDK-së , ku në këtë takim kanë qenë ta pranishëm Albin Kurti dhe Isa Mustafa. Në takim është diskutuar për ndarjen e përgjegjësive dhe që sa më parë të nënshkruhet marrëveshja për koalicion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori