LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Në sheshin e Drenasit u vendosen emblemat e UÇK-së, krenarisë së kombit shqiptar

Thaçi: Në sheshin e Drenasit u vendosen emblemat e UÇK-së, krenarisë së kombit shqiptar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në Drenas.

Thaçi ka thënë se në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e festës së Flamurit Kombëtar, të ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është sublimuar gjithë angazhimi ynë për çlirim të vendit.


“Sot, sheshi Fehmi e Xhevë Lladrovci po madhështohet edhe me përurimin e shtatores së Shaban Jasharit, Hamëz Jasharit dhe Adem Jasharit. Sot, po fuqizohet e po madhështohet ky shesh i figurave të bashkëluftëtarëve tanë, Ilazit, Rasimit, Bedrisë”, ka thënë ai.

Kreu i vendit ka theksuar se sot ky shesh po madhështohet dhe po e dërgon mesazhin e vendosjes së emblemave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe mesazhit të bashkimit kombëtar të figurave të bacës Shaban, Hamzës dhe Ademit.

“Në këtë shesh po vendosen emblemat e UÇK-së, identitetit dhe krenarisë së kombit shqiptar. Po vendosen shtatoret e kujtesës së krenarisë së kombit, por para së gjithash, edhe e mesazhit për të ardhmen e sigurt të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar”, ka thënë presidenti Thaçi.

Para përurimit të shtatoreve të Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit në Drenas, presidenti Thaçi ka bërë nderime edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori