LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Selimi: Komunikatën numër 59 e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi

Rexhep Selimi: Komunikatën numër 59 e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, si asnjë herë më parë ka folur për ngjarje të rënda të ndodhura gjatë periudhës së luftës së UÇK-së.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se vrasjet e pasluftës janë bërë në atë mënyrë që të mos mund të zbardhen.


Ai ka thënë se zbardhja e një vrasjeje të pasluftës do të zbardhte në mënyrë zinxhirore të gjitha rastet e tjera të vrasjeve të pasluftës.

I pyetur për rolin e tij në cilësinë e ministrit të Rendit Publik në kohën e Qeverisë së Përkohshme të Hashim Thaçit, Selimi thotë se nuk ka pasur asnjë kompetencë të sigurisë.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka thënë se mban përgjegjësi vetëm për objektivat që ka pasur UÇK-ja gjatë luftës.

“Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e cilitdo individë për veprimet e tyre në emër të UÇK-së”.

Selimi ka thënë se “nuk do t’ia kthejë shpinën telasheve që ka UÇK-ja”, por thotë se shkruaja e komunikatave nuk ka qenë punë e tij.

“Po dalin fakte të reja se komunikatat e UÇK-së janë shkruar nga ‘banhofi’”.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka thënë se Komunikatën numër 59 e ka shkruar Hashim Thaçi.

“Komunikatën numër 59 e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi”.

Selimi ka thënë se Hashim Thaçi kur është pyetur për këtë komunikatë më mirë është dashur të heshtë se sa të drejtojë përgjegjësinë të dikush tjetër.

Selimi: Gjykata Speciale më pyeti për një rast të vetëm, asnjë pyetje për vrasjet e pasluftës
Lexo po ashtu Selimi: Gjykata Speciale më pyeti për një rast të vetëm, asnjë pyetje për vrasjet e pasluftës

Në komunikatën me numër 59 e lëshuar në kohën e luftës, ndër të tjera  thuhej: “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në Llaushë, i cili edhe më herët e edhe gjatë ofensivës së fundit serbe, është parë i maskuar duke i prirë policisë serbe në masakrat që u kryen mbi popullin civil të Drenicës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori