LAJMI I FUNDIT:

Personat që lexojnë libra janë më të sjellshëm dhe më zemërgjerë sesa ata që nuk lexojnë

Personat që lexojnë libra janë më të sjellshëm dhe më zemërgjerë sesa ata që nuk lexojnë

Shpeshherë njerëzit kanë tendenca të mendojnë se, po, librat ju bëjnë të mençur, por njëkohësisht ata që lexojnë kanë më shumë vështirësi në marrëdhëniet shoqërore.

Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.


Në fakt, leximi mund t’ju bëjë më të sjellshëm, më të mëshirshëm dhe mund t’ju bëjë të keni sjellje të pranueshme në shoqëri.

Studimi i kryer nga ekspertët anglezë i ka anketuar pjesëmarrësit e studimit për preferencat e tyre të librave, emisioneve televizive, shfaqjeve, etj.

Gjithashtu i kanë testuar pjesëmarrësit për aftësitë ndërpersonale, duke përfshirë atë se sa i kanë në konsideratë ndjenjat e njerëzve tjerë, a u ndihmojnë tjerëve, etj.

Kështu, ekspertët zbuluan se preferuesit e leximit të librave janë më të prirë të kenë sjellje të pranueshme në shoqëri krahasuar me ata që preferojnë të shikojnë televizion.

Faktikisht, ata që preferojnë të shikojnë emisione televizive kanë rezultuar si më pak miqësorë dhe më pak të kuptueshëm për pikëpamjet e njerëzve tjerë.

Sidoqoftë, jo të gjitha llojet e librave e kanë të njëjtin efekt.

Studimi ka zbuluar se lloji i literaturës që e zgjedhni gjithashtu ka ndikim të madh në inteligjencën emocionale.

Në veçanti, studimi ka zbuluar se adhuruesit e librave trillues kanë sjellje më pozitive, ndërkaq lexuesit e dramave dhe romancës janë më së shumti empatikë.

Adhuruesit e librave eksperimentalë janë më së shumti të aftë të shohin nga perspektiva të ndryshme dhe lexuesit e librave të zhanrit komedi përshtaten më së miri me njerëz tjerë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori