Bankierët qendrorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë parë mundësinë e zhvillimit të një monedhe dixhitale, e cila do të ishte në dispozicion të drejtpërdrejtë për bizneset dhe familjet.
Këtë e ka konfirmuar shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell në një letër drejtuar ligjvënësve.
“Ndërsa ne nuk po zhvillojmë aktualisht një monedhë dixhitale të bankës qendrore, ne kemi vlerësuar dhe vazhdojmë të analizojmë me kujdes kostot dhe përfitimet e ndjekjes së një iniciative të tillë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Powell, përcjell Telegrafi.
Një monedhë dixhitale e mbështetur nga banka qendrore në ekonominë më të madhe do të ishte e paparë dhe do të ngrinte një mori pyetjesh ligjore dhe operacionale.
Powell shtoi se do të konsiderohej nga afër nga politikëbërësit, por shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë në njëfarë mënyre të pozicionuar më mirë se vendet e tjera që kanë shikuar një propozim të tillë.
“Ne po vëzhgojmë me kujdes aktivitetet e bankave të tjera qendrore për të identifikuar përfitimet e mundshme që mund të jenë të rëndësishme në kontekstin amerikan. Deri më tani, vëzhgimi ynë është se shumë nga sfidat që shpresojnë të adresojnë nuk zbatohen për SHBA-në”, shtoi ai.
Propozimet e monedhës dixhitale janë shfaqur në të gjithë sektorin privat gjatë vitit të kaluar, përfshirë në Facebook, J. P. Morgan dhe Wells Fargo, megjithëse disa ligjvënës i kanë shënjuar këto si rreziqe të mundshme për politikën monetare dhe rregulloret financiare.
“Unë mendoj se jemi të pajtimit që Libra ngre shumë shqetësime serioze dhe ato do të përfshijnë intimitetin, pastrimin e parave, mbrojtjen e konsumatorit, stabilitetin financiar. Ata do të duhet të vlerësohen plotësisht dhe publikisht dhe vlerësohen para se të vazhdojë kjo”, kishte thënë Powell në muajin korrik gjatë prezantimit të Libras nga Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite