LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në një qendër tregtare në Oklahoma, të paktën tre të vdekur

Të shtëna në një qendër tregtare në Oklahoma, të paktën tre të vdekur

Të paktën tre persona janë vrarë nga disa të shtëna në një Walmart në Oklahoma, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas Patrullës së Autostradës në Oklahoma, një burrë i veshur me të zeza, hapi zjarr brenda Walmart në Duncan, i cili ndodhet në 3393 North 81 Highway.


Departamenti i Policisë Duncan ka konfirmuar se sulmuesi është i vdekur.

Ngjarja ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të së hënës (sipas kohës lokale), dhe autoritetet erdhën në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta më vonë.

Shkollat publike në Duncan janë të gjitha të mbyllura pas këtij rasti.

“Si gjithmonë, ne jemi duke ndërmarrë çdo masë paraprake për të mbrojtur stafin dhe studentët tanë. Në këtë kohë, të gjitha shkollat janë të mbyllura për shkak të këtij rasti”, thanë autoritete lokale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori