LAJMI I FUNDIT:

McAllister: BE të korrigjojë gabimin për mosdhënien e datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

McAllister: BE të korrigjojë gabimin për mosdhënien e datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Është e rëndësishme që BE të korrigjojë gabimin e saj duke mos dhënë datë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister në një intervistë për “Deutsche Welle”, duke shtuar se “stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nënkupton edhe stabilitetin e tërë Evropës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai njoftoi se në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE), e cila do të mbahet në Zagreb më 20 dhe 21 nëntor, një nga temat që do të diskutohen do të jetë çështja e perspektivës së pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar që PPE pret që Kroacia të luajë rol të rëndësishëm gjatë presidencës së BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Është në interesin tonë. Është mirë që Kroacia, në marrëveshje me Gjermaninë, e cila më pas do të kryesojë Këshillin e Bashkimit Evropian, do t’i kushtojë vëmendje të veçantë atij rajoni”, tha McAllister, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të hapur për anëtarësimin në BE.


Ai tha se në Ballkanin Perëndimor ka ende çështje të pazgjidhura midis vendeve të ish-Jugosllavisë. Bashkimi Evropian mbështet një politikë të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori