Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.
Sipas njoftimit për media, Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është shembull sesi feja ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e paqes.
Duke numëruar të arriturat e Kosovës në këtë fushë, presidenti Thaçi ka përmendur si të arritur të parë faktin që gjatë luftës në Kosovë nuk është lejuar të implikohet feja, ndërsa duke folur për periudhën e pasluftës, ai ka theksuar rolin e fesë në ndërtimin e paqes dhe tolerancës, por edhe për luftimin e elementeve radikalë dhe ekstremistë.
“Më lejoni të flas pak për përvojën e Kosovës me fenë dhe paqen, si dhe të radhis disa të arritura që kemi bërë. E arritura e parë është që nuk kemi lejuar që në luftën e Kosovës për liri e pavarësi të implikohet feja”, ka thënë Thaçi.
E dyta, sipas tij, është se Kosova ka përfshirë fenë dhe liderët fetarë në përpjekjet për të ndërtuar paqe e mirëkuptim në mes njerëzve që nga përfundimi i luftës.
“Ndër iniciativat e para të mia si President i Republikës së Kosovës ka qenë themelimi i Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Ndër përkrahësit e parë dhe kryesorë të kësaj iniciative kanë qenë pikërisht liderët fetarë në Kosovë, të të gjitha përkatësive religjioze”, ka thënë ai.
Ndërsa, e treta, sipas presidentit Thaçi, është që udhëheqësit fetarë në Kosovë kanë ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi në mes tyre.
“Kështu dërgojnë mesazhin e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe vendosin fenë në shërbim të paqes në Kosovë”, ka konkluduar Thaçi.
Në këtë konferencë po marrin pjesë udhëheqës të shteteve të rajonit dhe udhëheqës të bashkësive fetare nga e tërë bota./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit
I bënë atentat pranë shtëpisë, ndërron jetën biznesmeni në Tiranë
Dyshohet se i dha kokainë të miturës dhe abuzoi seksualisht, arrestohet një person në Drenas
Plagosja e policit në Fushë Kosovë, vetëdorëzohet i dyshuari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë